Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, papërgjegjshmëria e kryeministrit Edi Rama ka çuar në kolaps shëndetësinë.
Sipas Bashës, zgjidhja emergjente, ndër të tjera është rritja e numrt të testimeve.
Basha shprehet se çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.
Postimi i Bashës në Facebook
Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.
Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.
Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/405472860459885/