E diel, 29 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut.

Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të OSHEE-së Erlis Bushati ndërsa është shpallur në kërkim ish-shefja e kabinetit e drejtorit të OSHEE-së, Alma Ferra.

Bushati dhe Ferra akuzohen për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera.

Objekt i hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal janë veprimet dhe mosveprimet e kryera lidhur me proçedurën e prokurimit “Shërbim-Konsulencë”, për lidhjen e kontratës me objekt “Asistencë teknike për ndarjen e aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga furnizimi i energjisë elektrike së bashku me përmirësimin e cilësisë së shërbimit të klientit të OSHEE sh.a”, me fond limit 138500000 lekë.

GJKKO ndërkohë ka dhënë masën e arrestit të shtëpisë edhe për dy punonjës të tjerë të OSHEE, ndërsa për Bushatin dhe Ferrën është dhënë masa e arrestit me burg.

Dosja e plotë e SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka rregjistruar proçedimin penal nr.172 viti 2020 për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 258244259 dhe 287/1, gërmat (b) dhe (c) të Kodit Penal.

Objekt i hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal janë veprimet dhe mosveprimet e kryera lidhur me proçedurën e prokurimit “Shërbim-Konsulencë”, për lidhjen e kontratës me objekt “Asistencë teknike për ndarjen e aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga furnizimi i energjisë elektrike së bashku me përmirësimin e cilësisë së shërbimit të klientit të OSHEE sh.a”, me fond limit 138500000 lekë. Kjo proçedurë prokurimi është zhvilluar në vitin 2016 nga shoqëria aksionere

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike GROUP sh.a, shoqëri aksionare me aksionar të vetëm Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.

Nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që kanë marrë pjesë në këtë proçedurë prokurimi dhe që kanë shqyrtuar dhe vlerësuar ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar dhe me V.K.M Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, duke favorizuar në mënyrë të padrejtë shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A, me seli në Milano, Itali.

Njëkohësisht, nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasja Albana Ferraj, e cila gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi dhe zbatimit të kontratës për të cilën është kryer prokurimi ka kryer funksionin e Drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të Kabinetit në shoqërinë tregtare OSHEE sh.a, ka marrë përfitime të parregullta, në shumën prej 131.880 euro, me qëllim për të favorizuar shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A në proçedurën e prokurimit të zhvilluar në vitin 2016.

Me qëllim marrjen dhe përfitimin e kësaj shume monetare, që përbën njëkohësisht produkt të veprës penale të korrupsionit pasiv, shtetasja Albana Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe shoqërisë “COM METODI” S.P.A, duke përdorur edhe një shoqëri tjetër me seli në Shqipëri, duke fshehur dhe mbuluar natyrën e kundraligjshme të origjinës së shumës monetare të mësipërme, duke e ditur që shuma monetare përbën produkt të veprës penale. Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 103, datë 18.10.2020 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, éshtë vendosur:

  1. Caktimi ndaj shtetases Albana Ferraj të masës së sigurimit personale “arrest ne burg” e parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 259 dhe 287/1. gërmat (b) dhe (c) të Kodit Penal.
  2. Caktimi ndaj shtetasit Elis Bushati të masës së sigurimit personale “arrest ne burg” e parashikuar nga neni 238 K. Pr. Penale, si i dyshuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal
  3. Caktimi ndaj shtetases Irma Dërguti të masës së sigurimit personale “arrest ne shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K. Pr. Penale, si e dyshuar për veprën penale “Shkelja e baraz së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
  4. Caktimi ndaj shtetases Athinta Papa të masës së sigurimit personale “arrest ne shtëpi” e parashikuar nga neni 237 K. Pr. Penale, si e dyshuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Hetimet paraprake për këtë proçedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...