E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Shehu-Ramës: Gjirokastritëve nuk ja mbulon dot “diellin me shoshë”

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka komentuar premtimin e fundit të mbajtur nga kryeministri Rama, i cili u shpreh se do të ketë një paketë të re investimesh për Gjirokastrën.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu shprehet se Gjirokastra është ushqyer vetëm me gënjeshtrat e kryeministrit, pasi sipas tij, ky qark është sot më i varfri në nivel vendi dhe është totalisht i braktisur nga Rilindja.

Më tej, ish-deputeti liston problemet me të cilat po përballet qarku i Gjirokastrës në vite, teksa shton se ‘ky kryeministër veçse i përdor për ta vënë në lojë këtë trevë historike’.

Postimi i plotë:

Gjirokastriteve Kryeministri nuk ja mbulon dot “diellin me shoshe”. Ne fakt as “barcaletat” e tij te sotme per ”zhvillimin e projektet” ne 3 D per Gjirokastren, nuk i bejne me as te qeshin ata. Prej gjashte vitesh jo vetem gjirokastritet, por dhe Tepelena, Memaliaj, Permeti, Kelcyre, Dropulli, Libohova jane ushqyer vetem me brockulla e genjeshtra tashme te “dale boje”. Qarku i Gjirokastrs eshte sot me i varferi ne nivel vendi, me i abandonuari nga kjo Rilindje, pa asnje mbeshtetje, projekt apo investim serioz.

Punimet ne Rrugen Kardhiq-Delvine ne realitet jane te bllokuara, rruga Permet- Tre Urat pothuajse e pa kalueshme, Aeroporti i Gjirokastres i abandonuar, i ashtuquajturi by-pass i Tepelenes eshte katandisur ne nje zgjerim te rruges ekzistuese me kosto 22 M Euro per Km, per Boshtin e Jugut as qe behet fjale etj.

Asnje investim ne bujqesi, blektori, spitali i Tepelenes e Permetit drejt mbylljes, ai i Gjirokastres se bashku me Universitetin drejt atrofizimit etj etj. Varferia e papunesia drejt “qiellit”, ndersa perkrahja sociale nderpritet.

Gjirokastra vete po shkaterrohet per dite, ndersa projekti i zevendesimit te kalldremit eshte financuar nga Fondi Amerikan i Zhvillimit dhe jo i qarte ne cfare do te prodhoje. Meqenese Kryeministri mburr turizmin e ketij viti aty, desheroj t’i them se ai eshte ne nivelet me te ulta te viteve te fundit, si numer apo dhe si te ardhura per Qytetin e Qarkun.

Ne me pak se nje vit mbi 7000 banore kane braktisur Qarkun, si dhe lindeshmeria ne ate eshte me e ulta ne Republike, me nje renie 10% ndaj nje viti me pare. Ky eshte Qarku e Gjirokastra e Rilindjes, ajo e varferise, harreses, vrasjes se shpreses, kur ne te vertete eshte ajo e vlerave, traditave, potencialeve e mundesive te medha, te cilat ky Kryeminister vecse i perdor per ta vene ne loje kete treve historike. Nqs mendoni se mund t’i perdorni si lolo gjirokastritet, gaboni rende.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...