Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA thirrje Kinës: Ndani më shumë informacione për virusin

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SHBA thirrje Kinës: Ndani më shumë informacione për virusin

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po i bëjnë thirrje Kinës të ndajë më shumë informacione se si po përhapet koronavirusi i ri i shfaqur në qytetin Wuhan.

Virusi ka infektuar më shumë se 4500 njerëz në 18 vende, kryesisht në Kinë. Më shumë se 100 kanë vdekur.

Ekspertët kinezë kanë njoftuar se virusi mund të përhapet edhe nga pacientët që nuk shfaqin simptoma.

Por zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se nuk dëshirojnë të komentojnë rreth një deklarate të tillë.

“CDC (Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve) nuk i është dhënë mundësia t’i shqyrtojë këto të dhëna”, tha Drejtori i Qendrës, Robert Redfield në një konferencë shtypi të martën.

“Kinezët besojnë se i kanë ato të dhëna. Shpresa jonë është të jemi në gjendje t’i studiojmë ato dhe të jemi më të saktë”.

Nëse pacientët e përhapin virusin pa shfaqur simptoma, kjo kërkon procedura të ndryshme ekzaminimi, tha Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci.

Dr. Fauci tha se pacientët pa simptoma nuk ka gjasa të kenë shumë ndikim në përhapjen e sëmundjes.

“Në të gjithë historinë e viruseve që prekin frymëmarrjen, të çdo lloji qofshin, transmetimi asimptomatik nuk ka qenë kurrë burimi i shpërthimit të sëmundjeve”, tha ai.

Zyrtarët kanë identifikuar pesë raste në Shtetet e Bashkuara dhe deri tani asnjë rast transmetimi të sëmundjes nga njeriu te njeriu. Dr. Redfield tha se rreziku për amerikanët aktualisht është i ulët, por beson se do të ketë edhe raste të tjera.

Të gatshëm dhe të aftë

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar të dërgojnë ekspertë në Kinë për të ndihmuar në kontrollin e sëmundjes, por Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar tha se Pekini nuk e ka pranuar ofertën.

“Ekspertët e CDC janë të gatshëm dhe të aftë të shkojnë në Kinë ose mbi bazën e bashkëpunimit dypalësh ose nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetit”, tha ai.

OBSH njoftoi në një deklaratë të martën se organizata “do të dërgojë ekspertë ndërkombëtarë për të vizituar Kinën sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Qëndrimi i qeverisë kineze, nivelet e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me ne janë krejtësisht të ndryshme nga ajo që pamë në vitin 2003”, kur zyrtarët u përpoqën ta mbulonin shfaqjen e sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (SARS), një sëmundje që shkaktoi gati 800 të vdekur në të gjithë botën, tha Azari. “Dëshiroj t’i lavdëroj ata për këtë”.

Sidoqoftë, ai tha, “ne po i bëjmë thirrje Kinës. Më shumë bashkëpunim dhe transparencë janë hapat më të rëndësishëm që mund të ndërmerren për një përgjigje më të efektshme”.

Kundërmasat

Nuk ekziston ndonjë trajtim i miratuar për infeksionin koronavirus, por Dr. Fauci thotë se disa kura janë në studim e sipër, përfshirë medikamente që kanë treguar njëfarë efektiviteti kundër virusëve Ebola dhe HIV.

Një vaksinë është në studim e sipër dhe Dr. Fauci shpreson të fillojë provat e para brenda tre muajve të ardhshëm, shkruan “Voa”.

Ai paralajmëroi, megjithatë, se “të nisësh provat e Fazës së Parë nuk do të thotë se ke një vaksinë të gatshme për përdorim”.

Do të duhen disa muaj për të përcaktuar nëse vaksina është e sigurt dhe që të mund të kalohet në testime të tjera. Ai vuri në dukje se kur u konfirmuan rezultatet e provave të para me vaksinën kundër SARS, sëmundja ishte vënë tashmë nën kontroll.

Zyrtarët po ekzaminojnë udhëtarët e ardhur nga Kina në 20 aeroporte të SHBA.

Tags: kinaSHBAthirrjeVirus

TË LIDHURA

Kryesore

Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi

16:50 | 17/01/2026
Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.
Bota

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.

08:51 | 17/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur
Bota

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Next Post
Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat e para për tërmetin

Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat e para për tërmetin

Shkundet toka/ Durrsakët të frikësuar, ja ku u shënuan paslëkundjet

Shkundet toka/ Durrsakët të frikësuar, ja ku u shënuan paslëkundjet

Kosovë/ As prania e diplomatëve nuk siguroi marrëveshje për qeverinë e re

Kosovë/ As prania e diplomatëve nuk siguroi marrëveshje për qeverinë e re







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Kryesore

Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi

by mirseda
16:50 | 17/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë e rëndë ka ndodhur në fshatin Palasë të Himarës, pasditen e kësaj të...

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

16:13 | 17/01/2026
Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

“67 miliardë euro të vjedhura në 12 vite”, Berisha flet me shifra dhe paralajmëron: Do auditojmë

14:44 | 17/01/2026
Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

14:24 | 17/01/2026
Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

13:28 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com