E diel, 20 Shtator, 2020
26 C
Tirana

Kosovë/ As prania e diplomatëve nuk siguroi marrëveshje për qeverinë e re

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Vrau me thikë në zemër 33-vjeçarin pasi u zunë për rrugën, arrestohet autori i dyshuar në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë 33-vjeçari, Idajet Dulla. Ai është shtetasi Arbër Kote, 26-vjeç,...

U kap me armë në makinë, Fjolla Morina pranon autorësinë: Kisha harruar të ndërroja çantën

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar autorësinë e armës për të cilën u arrestua ditën e djeshme në doganën e Morinës në Kukës. Ajo ka...

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk arritën as të martën të pajtohen për formimin e qeverisë së re, gati katër muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Të dyja partitë biseduan për rreth tri orë dhe gjatë kësaj kohë ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e ambasadave kryesore perëndimore në Prishtinë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha pas takimit se partia e tij vazhdon të ngulë këmbë në kërkesat e saj.

“Si Lidhje Demokratike e Kosovës, ne jemi të bindur se zgjidhja që kemi ofruar kohëve të fundit është një zgjidhje që i kontribuon marrëveshjes qeverisëse e cila balancon mbi suazat e votës së qytetarëve dhe besimit qytetarë që kemi marr në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Ne në çdo moment jemi të gatshëm të lidhim marrëveshje për bashkëqeverisje dhe konsiderojmë se është një marrëveshje që i kontribuon vendit, i kontribuon luftës kundër krimit dhe korrupsionit, i kontribuon zhvillimit ekonomik dhe u jep besimin qytetarëve të cilën e kemi marrë”, deklaroi Mustafa.

Partia e tij kërkon që asaj t’i takojë posti i kryetarit të parlamentit të Kosovës, ndonëse më 26 dhjetor të vitit që lamë pas, ajo votoi në favor të zgjedhjes së zotit Glauk Konjufca në atë post. Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se çështja e postit të kryetarit të parlamentit tashmë është çështje e kryer, ndërsa i ka ofruar Lidhjes Demokratike shtimin e posteve ministrore.

Ndërsa, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se nuk mund të ketë marrëveshje pa përafrim të dyanshëm.

“Nuk ka përafrim sa i përket pozicioneve nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ata insistojnë në propozimin e tyre të vjetër të datës 8 janar, ne kemi bërë dy propozime tjera prej që kemi dërguar emrin tim tek presidenti i Kosovës si person për kryeministër të ri, janë propozimet e datës 24 janar dhe 27 janar mirëpo për marrëveshje nevojitet përafrim i dyanshëm dhe jo vetëm të njëanshëm. Ne jemi afruar mirëpo nga ana tjetër ka insistim vetëm në tetë janar në stilin merre ose lëre. Me qasjen merre ose lëre, nuk mund të arrijmë marrëveshje”, tha Kurti.

Lexo edhe :   Albin Kurti: Ujmani është toka jonë, nuk i ka takuar kurrë Serbisë
Lexo edhe :   Hoti: Aksioni në Karaçevë, dëshmi e aftësive të institucioneve tona të sigurisë

Ndërsa, Albulena Haxhiu nga kjo lëvizje deklaroi pas takimit se “s’mund të them se takimet kanë përfunduar sepse kemi një javë në dispozicion për të finalizuar marrëveshjen. S’mund të jap garanci se do të bëhet, por do të garantoj për përkushtimin e Vetëvendosje që të punojë në këtë drejtim”, tha ajo.

Përfaqësuesit e dy subjekteve thanë se takimi me diplomatët e vendeve të Quint-it (një emër i përbashkët për diplomatët e pesë vendeve perëndimore: Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës e Italisë), kishte për qëllim njoftimin e tyre me bisedimet aktuale, dhe jo kërkesa për ndërmjetësim apo ndikim në procesin e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Diplomatët nuk u deklaruan pas takimit, por gjatë ditës përmes një deklarate thanë se nuk mbështesin asnjë kandidat ose parti politike në Kosovë në procesin e formimit të qeverisë së re.

Ata iu referuan një deklarate të përbashkët të bërë më 30 gusht të vitit të kaluar në të cilën thuhet se ata “përfaqësojnë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur.

Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e popullit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të diplomatëve perëndimor.

Më 20 janar kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti mori mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për formimin e qeverisë dhe nga ajo ditë ka filluar afati prej 15 ditësh për një gjë të tillë, shkruan “Voa”.

Nëse brenda shtatë ditësh sa kanë mbetur deri në fund të afatit, nuk sigurohet një marrëveshje, atëherë presidenti i Kosovës i ofron kandidatit tjetër mundësinë që brenda dhjetë ditësh të formojë kabinetin dhe nëse as atëherë nuk ndodh, vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haradinaj: Spektakël dashakeq me dosjet e Speciales, kjo nuk e ndihmon Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet e fundit me dosjet e Gjykatës Speciale duke thënë...

Studimi/ Personat me syze preken më pak nga koronavirusi

Në një spital në Suizhou të Kinës, 276 pacientë ishin pranuar në një periudhë prej 47 ditësh, por vetëm 16 pacientë ishin të diagnostikuar...

Vrau 34-vjeçarin se i zuri rrugën, Arbër Kote: Më qëlloi me grushte, mbrojta veten

Arbër Kote u arrestua sot si autori i vrasjes së 34-vjeçarit Idajet Dulla, ditën e djeshme në Durrës. Mësohet se autori ka thënë se...

PD: Mësuesit po shfrytëzohen si skllevër, qeveria të marrë masa

Eksperti i Arsimit në PD Ndriçim Mehmeti, deklaroi se mësuesit po shfrytëzohen si skllevër dhe se detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4...

Balla nga asambleja e PS në Belsh: Hapja e listave tashmë është fakt, humbësit të heqin dorë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Belshit, në kuadër të takimeve organizative dhe...