Aktualitet

Shkundet toka/ Durrsakët të frikësuar, ja ku u shënuan paslëkundjet


               Publikuar në : 22:23 - 28/01/20 M S

Pas tërmetit rënë pak çaste më parë, edhe më shumë është shtuar frika e paniku tek qytetarët. Tërmeti i ndjerë në orën 21:15 minuta është ndjerë në Tiranë, Elbasan, Fushë-Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë por edhe deri në Maqedoni.

IGJEUM njofton se tërmeti ishte me magnitudë 4.8 me thellësi 7 km me epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq. Lëkundja e fortë që goditi sot Shqipërinë është shoqëruar edhe me disa paslëkundje të tjera, 4.1 në fshatin Bubq dhe 3.3 ballë me epiqendër detin Adriatik.

Shumë banorë të qytetit të Durrësit, ku dhe ka qenë epiqendra e këtij tërmeti, kanë nisur të largohen.

Jo vetëm në Durrës, por edhe në Tiranë, Krujë e Lezhë, qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë, të trembur pas lëkundjeve të shkurtra, por të forta.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT