pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişnorabahisbetgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomganobetpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinoradissonbetnesinecasinowbahissonbahispalacebetteosbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetJojobetholiganbetganobetonwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetbettiltsuperbetincasibomhititbetholiganbetbetexper giriş bahiscomgrandpashabetjojobetjojobetjojobetCasibomcratosroyalbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

SHBA kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Shtetet e Bashkuara u shprehën të pakënaqura me vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe dhe zëvendësimin e tyre me masa reciproke ndaj Serbisë.

Në një komunikatë të kësaj ambasade thuhet se “Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika janë të dëmshme për qytetarët e Kosovës dhe i zënë frymën ekonomisë së Kosovës. Qëndrojmë kundër veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj lëvizjes së mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur Shtetet e Bashkuara besojnë se marrëveshjet për linjën ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Kosovës vendosi të martën heqjen e tarifave ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina si dhe vendosjen shkallë – shkallë të masave reciproke ndaj Serbisë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se “ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor me ç’rast ne do ta bëjmë një vlerësim të gjithëmbarshëm të mbarëvajtjes së këtij vendimi”, tha zoti Kurti, duke theksuar se “me Bosnje e Hercegovinën e heqim tarifën 100 për qind pa asnjë shtesë tjetër”.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u shpreh i kënaqur me “vendimin për heqjen e tërësishme të tarifave ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja nga qeveria në detyrë e Kosovës. Ky është një vendim i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor për lëvizjen e mallrave posaçërisht në kohën e krizës së COVID-19-tës”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe u vendosën në nëntor të vitit 2018 nga qeveria e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, në shenjë kundërvënieje ndaj qasjes agresive të Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës.

Kjo çoi në pezullimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shkak të refuzimit të Beogradit që të ulet në tryezën e bisedimeve derisa nuk hiqen tarifat.

Ish-kryeministri Haradinaj rezistoi trysninë ndërkombëtarë për heqjen e tyre deri në korrik të vitit 2019 kur dha dorëheqje për t’u paraqitur në Hagë ku u thirr nga prokuroria e posaçme që trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë. Rënia e qeverisë së tij ishte rrjedhojë e përplasjeve edhe të brendshme për shkak të tarifave.

Qeveria e re e Kosovës që doli pas zgjedhjeve të tetorit të vitit 2019, u gjet nën trysni posaçërisht të Shteteve të Bashkuara për heqjen e tërësishme të tarifave të cilat u shprehën të pakënaqura me qëndrimin e zotit Kurti për heqjen e pjesshme të tarifave.

Mospajtimet rreth kësaj çështjeje përfshinë edhe marrëdhëniet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që kulmuan me rrëzimin e qeverisë Kurti më 25 mars. /Voa

Tags: kosoveserbiSHBAtakse

TË LIDHURA

Aktualitet

Diaspora në këmbë! Shqiptarët e Holandës ngrihen në protestë: Rama ik!

09:31 | 10/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Next Post

Apple i dhuron 7 milion dollarë Kinës

Pas vendimit të Kurtit, 16 kamionë me mallra hyjnë nga Serbia në Kosovë

Eksperti: Koronavirusi në Itali do të zgjasë deri në korrik







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rekord pjesëmarrjeje në protestë, “lumë” qytetarësh marshojnë 5 orë në rrugët e Tiranës

by mirseda
22:59 | 10/06/2026
0

Qëndresë, energji, të vendosur në kauzën e tyre, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet. Me thirrjet “Edi Rama...

Vetëdorëzohet ish-oficeri i krimeve në Ksamil, ishte në kërkim prej javësh

22:56 | 10/06/2026

Protestuesit paralizojnë Tiranën, marshim nga Bulevardi te Kryeministria

22:54 | 10/06/2026

Aksident me vdekje në Tiranë, shoferi 20-vjeçar përplas 48-vjeçarin me motor

22:53 | 10/06/2026

Gazetari: Protesta ka zgjuar nervin qytetar dhe ka promovuar Shqipërinë pozitivisht

22:01 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com