Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë pak çaste më parë në Tiranë, kanë shkaktuar panik tek banorët. Të alarmuar, banorët kanë lënë banesat për të qëndruar jashtë.
Tërmeti ka rënë rreth orës 15:45. Magnituda ka qenë 5.3 ballë e shkallës Rihter, me thellësi 10 kilometra. Epiqendra e lëkundjes ka qenë në detin Adriatik, e ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Korçë dhe Vlorë.
Ky është tërmeti i dytë i fortë pas atij të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë.