Kryeministri Edi Rama është pyetur në një bashkëbisedim me gazetarët, nëse do të ketë sërish një koalicion me LSI-së. Ai tha se në politikë asnjëherë nuk duhet të thuash kurrë, por nuk e sheh si një opsion të mundshëm.
“Në politikë kurrë mos thuaj kurrë, por nuk shoh asnjë perspektivë për rikthim me partinë e presidentit. Degradimi i vazhdueshëm i asaj force politike, dhe bindja jonë se për ne është e mjaftueshme të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin, na e bëjnë pa interes këtë gjë. Pra për sa i përket perspektivës për këtë koalicion, e përjashtoj si mundësi”, tha kreu i qeverisë, Edi Rama.