Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Serbia, spiranca gjeopolitike e Rusisë në Ballkan

8 vjet ago
in Të Gjitha, TT
Serbia, spiranca gjeopolitike e Rusisë në Ballkan

Bardhi Quku, Tirana Today

Ëndrra e kahershme e carëve të dikurshëm dhe autokratëve të sotëm rusë ka qenë dalja në ujërat e Detit Mesdhe. Rajoni i Ballkanit vazhdon të jetë prej një kohe të gjatë në qendër të vëmendjes së fuqive globale, të Perëndimit dhe Lindjes. Një pjesë e mirë tij është i orientuar drejt Perëndimit me dilema të caktuara përgjatë historisë, ndërsa disa vende drejt Lindjes, dhe kryesisht Rusisë. Kjo e fundit ka hedhur në mënyrë të pandërprerë spirancën e saj gjeopolitike mbi Mesdhe, si kërkesë historike për të dominuar në Ballkan.

Vendi i cili i ka ofruar dhe i ofron vazhdimisht terren veprimi është Serbia, për të mos lënë pas Greqinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Edhe pse ky i fundit pothuajse i ka shpëtuar ndikimit rus pas anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Megjithatë, Rusia është duke i dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme Serbisë, sivëllait të saj historik, politik, kulturor dhe fetar. Mbështetja më e fundit ka ardhur përmes dërgimit të avionëve luftarakë në Serbi, kur tensionet në Ballkan sa vijnë edhe rriten. Ndërsa në një të ardhme më të afërt Beogradit pritet t’i dërgohen edhe më shumë automjete ushtarake dhe mbrojtje kundërajrore.

Ky ishte një premtim i mbajtur nga ana Presidentit rus Vladimir Putin ndaj sivëllait të tij serb Aleksandër Vuçiç. Pak para se Vuçiç të ngjitej në postin e Presidentit të Serbisë i bëri një vizitë të ngrohtë në Moskë, presidentit rus, Vladimir Putin. 

Ky i fundit i premtoi mbështetje të fuqishme ushtarake presidentit serb. Në këmbim Rusia synon të ngrejë në Nish të Serbisë qendrën e saj humanitare dhe stafit rus që do të operojë në këtë zonë do t’i jepet statusi diplomatik.

Për këtë u kujdes vetë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i cili në muajin korrik të këtij viti i kërkoi qeverisë serbe që t’i jepet statusi diplomatik stafit rus në Nish. “Çfarë problemi ka me qendrën në Nish, që nuk është ushtarake, por një qendër humanitare civile?”, pyeti në formë sugjestionuese ministri Daçiç në atë kohë.

Megjithatë, ekspertë të shumtë ushtarakë perëndimorë e konsiderojnë atë si një bazë spiune. Kjo i ka mundësuar Moskës që të shtrijë edhe më shumë praninë e saj në Serbi dhe Ballkan, duke rivalizuar hapur praninë amerikane në këtë rajon.

Ndërkaq, nga ana tjetër, Moska ka filluar ta shohë me shqetësim ndikimin e Bashkimit Evropian dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut. Samiti i Triestes që parashikon një rritje gjithnjë edhe më të madhe të Brukselit në rajonin e Ballkanit, kryesisht në aspektin ekonomik, është parë me shqetësim nga Kremlini.

Aleati i rusëve, Serbia, është edhe vendi që do të përfitojë më shumë nga financimet e Bashkimit Evropian. Por, pavarësisht joshjes nga ana e Bashkimit Evropian, Serbia vijon akoma t’i mbajë sytë nga Rusia. Beogradi po qëndron me duart në xhepat e Brukselit dhe Kremlinit. Ky i fundit ia shpërbleu para pak ditësh besnikërinë e madhe që shpalos Serbia për të.

Kështu sipas “Associated Press”, Rusia i dërgoi Serbisë dy avionë MiG-29, të cilët u çmontuan dhe u transportuan në një aeroplan transporti. Ndërsa katër të tjerë pritet të mbërrijnë deri më 20 tetor, kur ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu të vizitojë Beogradin.

Po sipas “Associated Press”, avionët me dy motorë janë në gjendje të arrijnë një shpejtësi maksimale prej më shumë se 1.400 milje në orë dhe që fillimisht debutuan në kulmin e Luftës së Ftohtë në vitet 1970, pa pagesë. E gjithë kostoja e Serbisë për rregullimin dhe modernizimin e avionëve mund të shkojë rreth 236 milionë dollarë. Këtë strategji të mbështetjes ushtarake të Rusisë ndaj Serbisë Vuçiç e cilësoi si domosdoshmëri për mbrojtjen e pavarësisë dhe sigurisë territoriale.

Por, pyetja që lind në këtë rast është, se nga kush rrezikohet Serbia, kur vendi ka një raport të caktuar me Brukselin për t’u integruar në Bashkimin Evropian, që pritet të finalizohet deri në vitin 2019. Ndërsa anëtarësimi në NATO mbetet një sfidë për ta shkëputur Serbinë nga “Ariu rus” që zbret herë pas here në zonat e ngrohta të Ballkanit.  

Megjithatë, afrimi me Rusinë për qëllime mbrojtjeje, i cili është intensifikuar pas viteve 1990, nisur që nga lufta me Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, mund ta vërë në provë Serbinë, ku shumë qytetarë serbë vijojnë të jenë dyshues ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

E gjithë kjo panoramë gjeopolitike po vë në rrezik procesin e integrimit të Serbisë në BE dhe po rrit gjithnjë e më shumë vështirësitë e Aleancës së Atlantikut të Veriut për ta përfshirë në gjirin e saj, pas shkëputjes së Malit të Zi nga ndikimi rus dhe anëtarësimit të tij në këtë organizatë.  E gjithë kjo përpjekje e Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj në Ballkan përmes furnizimit me armë Serbinë synon të pengojë zgjerimin e influencës perëndimore.

Ndaj Moska e sheh me shqetësim të madh politikën e dyerve të hapura të Aleancës së Atlantikut të Veriut, e cila synon t’i heqë Rusisë edhe bazën e fundit në Ballkan; Serbinë. Megjithatë, perspektiva mbetet ende e zymtë, kur vetë Serbia vijon të shërbejë si pikëmbështetje, nga ku Rusia hedh mbi Ballkan, spirancën e saj të ndikimit politik dhe gjeopolitik. Ndërsa Kremlini vijon të nxjerrë shpesh nga sirtari ëndrrën e vjetër të carëve rusë për të dalë në ujërat e detit Mesdhe si në planin ekonomik ashtu edhe atë ushtarak. 

Tags: armatimiBallkangjeopolitikemali i ziMaqedoniarusiaSerbiaspiranca

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Përkeqësohet situata hidrike; OSHEE blen 14.8 milionë euro energji, vetëm për korrikun

Ja si grekët vjedhin energjinë elektrike, dëm prej miliona eurosh

Takohen në Pekin, Aleksandar Vuçiç dhe Rexhep Tajip Erdogan

Erdogan “tradhton” shqiptarët, investon 1 miliard dollarë në Serbi

Artan Hoxha: Don Duka dhe bimbash Çako rrëzojnë Shkodrën

Artan Hoxha: Don Duka dhe bimbash Çako rrëzojnë Shkodrën







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com