Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“S’e tradhtova LDK-në”/Osmani: Nuk votoj asnjë mocion që e kthen PAN-in në qeveri

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“S’e tradhtova LDK-në”/Osmani: Nuk votoj asnjë mocion që e kthen PAN-in në qeveri

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë mocion vetëbesimi, që sipas saj e kthen PAN-in në qeveri.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se me votimin e këtij mocioni rrezikohet të përhapet edhe një pandemi tjetër.

“Sot në Kosovë rrezikohet të përhapet edhe një pandemi tjetër, ajo e dehumanizimit dhe përçarjes. Kjo që po ndodh sot do të mbahet mend, sikur koronavirusi”, tha Osmani.

Më tej, ajo u shpreh se ka respektuar çdo parim të LDK-së dhe kryetarin e saj, Isa Mustafën. Në fund, Osmani deklaroi se vota kundër këtij mocioni është votë pro të ardhmes së vendit të saj.

Fjalimi i Vjosa Osmanit:

Unë besoj se qeveria LDK-VV ka qenë e zonja që ta luftojë edhe korrupsionin edhe nepotizmin.

Prandaj, nuk mund të pajtohem me mocionin e mosbesimit, aq më tepër në një kohë të pakohë, sepse konsideroj se, duke e votuar moocionin për shkarkim, ne po e braktisim vullnetin e qytetarëve tanë për ndryshim.

As shqetësimi mbi mbajtjen e tarifës nuk ekziston më, ngase qeveria ka marrë vendim për largimin e saj.

Sot ju ndjeheni të lodhur dhe të fyer.

Kështu ndjehem edhe unë.

Sepse zëri juaj, sot nuk është dëgjuar.

E, unë dua që zëri i secilit qytetar që pret të shohë se si do të vendosim ne e cili do të jetë fati nën të cilin do të zgjohet nesër, të dëgjohet.

Prandaj do të flas,, me zërin që ma fuqizuat ju.

Duke e pasur barrën e rëndë të udhëheqjes së kësaj seance, unë sot nga kjo foltore, por nesër nga një dritare e vogël në LDK, nga një dritare virtuale në rrjetet sociale e nga dritarja e banesës sime të vogël do ta kërkoj ta kthej dritën në dritaren e madhe të Kosovës.

Dikush mund të flasë në aspektin legal, në emrin e LDK-së, por nëse dikush ka të drejtë morale dhe legjitime që të flasë në emrin e elektoriatit të LDK-së, jam unë Vjosa Osmani.

Në zgjedhjen e fundit të 6 tetorit, unë isha kandidate për kryeministre të vendit.

Unë e di kontratën që e kemi bërë si parti me elektoratin e LDK-së dhe ajo ka qenë: jo koalicion me PAN-in.

Si politikane që ka konsistencë në qëndrimet e saj, unë jam kundër cdo marrëveshje me këto parti, unë nuk e thyej besimin e elektoratit të LDK-së për asnjë çmim.

Në çdo lagje, fshat e qytet, në palestra e amfiteatro, kam kërkuar besimin e qytetarëve nën slloganin “BESO”, sepse vetë kam pasur bindje e besim te plotë, se do të angazhohemi për ndryshim të pushtetit dhe se partitë e PAN-it që e kanë shpenzuar edhe rezervën shtetërore, duke na sjell në pikë kritike e duke na rrezikuar mundësinë e menaxhimit të duhur të emergjencës shëndetësore, do t’i dërgojmë përfundimisht në opozitë.

Unë Vjosa Osmani nuk kam kaluar asnjëherë në parti tjetër, unë kam qëndruar fuqishëm në parimet dhe platformën, të cilën e kam shpalosur para qytetarëve, në parimet strategjike të LDK-së: jo qeveri të PAN-it, jo qeverisje me PDK-në.

Por, në politikë, sikur edhe në jetë, ndonjëherë duhet ta paguash cmimin e të qenit parimor.

Unë e kam provuar në lëkurën time.

Por, parimësia tregon udhën e vërtetë, edhe kur ajo është e mbushur përplot gjemba.

E, unë nuk përtoj t’u rrekem këtyre pengesave për ta bërë të dukshme dritën, edhe nëse, sikur ka ndodhur mbrëmë me një mendjeshkurtër të partisë sime, i cili më akuzoi se qenkam duke e “tradhtuar” LDK-në dhe kërkoi largimin tim nga LDK-ja.

Nëse mbrojtja e çdo pike të programit të LDK-së më bëka tradhtare, nëse mbrojtja e një qëndrimi refuzues ndaj cdo bashkëpunimi me krimin më bëka tradhtare, nëse mbajtja e secilës fjalë, secilës fjalë ama, që unë ua kam dhënë votuesve të mi, derisa disa prej bashkëpartiakëve të mi frikësoheshin t’u dilnin përpara, atëherë me krenarinë më të madhe do ta mbaj këtë “vulë të tradhtisë”.

Por, unë nuk dua të merrem me erën që është duke u shuar.

Unë do të veproj, ashtu sikur thoshte Doris Pak për dr.

Rugovën, ndryshe.

Ai vepronte ndryshe, vepronte në të mirën e përgjithshme, edhe kur e përqeshnin e bëheshin gati ta sulmonin.

Ashtu do të veproj edhe unë, që nuk jam veçse një ndjekëse këmbëngulëse e politikës së tij.

Si kryetare e Kuvendit kam bërë cdo gjë që vendi të mos vinte në këtë situatë, sidomos jo në kohë pandemie.

Tash, kur jemi këëtu, unë do të votoj kundër mocionit, do të votoj për të ardhmen e vendit tim, ngase jam thellësisht e bindur se vendit i duhet solidaritet politik e moral, i duhet qeveri që është e zonja të përballet me pandeminë dhe jo me betejën për egot personale.

Na duhet solidaritet njerëzor, institucional e moral me njëri-tjetrin.

Na duhet bashkim, sepse vetëm kështu do të mund të dalim ngadhnjimtarë.

Prandaj, unë do të votoj kundër çdo mocioni që e lë qoftë edhe një qytetar të vetëm pa ministër shëndetësie; që ia pret këmbët të varfrit e ia mbyt shpresën të lënguarit; që ia nxin jetën të papunit, e atij qytetari që në kohën e pandemisë globale detyrohet ta durojë egon tonë të sëmurë për pushtet.

Do të votoj kundër, sepse kështu votoj pro shpresës për një të nesërme më të mirë, edhe nëse të sotmen e tyre ne po e përbuzim padrjtësisht, duke e shtyrë atë buzë greminës.

Unë do të votoj kundër sepse qëndroj fort mbi fjalën e dhënë për ndryshim; qëndroj pranë afro dyqind mijë njerëzve të cilët e votuan partinë time dhe mua si kandidate për kryeministre, qëndroj fort mbi shpresën e njerëzve që s’dorëzohen kurrë dhe që do ta rikthejnë këtë shpresë, të cilën ne padrejtësisht po duam t’ua vrasim.

Për mua politika është mision e shërbim, nuk është mashtrim.

Duke respektuar besen që ia kam dhënë qytetarit në zgjedhje, unë nuk votoj asnjë mocion që e rikthen PAN-in në qeveri.

Tags: kosoveLDKmocionVjosa Osmanivoton

TË LIDHURA

Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 7-vjeçari shqiptar; plagoset i ati
Rajoni

Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 7-vjeçari shqiptar; plagoset i ati

10:33 | 23/10/2025
Shpërthimi para parlamentit serb, reagon Vuçiç: Akt terrorist
Rajoni

Shpërthimi para parlamentit serb, reagon Vuçiç: Akt terrorist

13:08 | 22/10/2025
Të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, plagoset një person
Rajoni

Të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, plagoset një person

12:04 | 22/10/2025
Next Post
Rrëzohet qeveria e Albin Kurtit

Rrëzohet qeveria e Albin Kurtit

Pandemia/ Ndahet nga jeta 71-vjeçarja e shtruar tek Infektivi

Pandemia/ Ndahet nga jeta 71-vjeçarja e shtruar tek Infektivi

Albin Kurti ‘hakmerret’ ndaj LDK-së, shkarkon Avdullah Hotin

Albin Kurti ‘hakmerret’ ndaj LDK-së, shkarkon Avdullah Hotin







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Biznesmeni në kërkim nga SPAK për vrasje, AAPSK nxjerr për qira lokalin e tij “MONOPOL”
Aktualitet

Biznesmeni në kërkim nga SPAK për vrasje, AAPSK nxjerr për qira lokalin e tij “MONOPOL”

by mirseda
13:14 | 23/10/2025
0

Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara ka nxjerr për qira lokalin luksoz "MONOPOL"...

Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin: Mjedisi i polarizuar, votat e diasporës u menaxhuan mirë

Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin: Mjedisi i polarizuar, votat e diasporës u menaxhuan mirë

12:50 | 23/10/2025
Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK

Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK

12:48 | 23/10/2025
I ashpër është treguar kryeministri  me kryebashkiakun e Kuçovës,  për ligjin  për paketën e maleve.

I ashpër është treguar kryeministri me kryebashkiakun e Kuçovës, për ligjin për paketën e maleve.

12:46 | 23/10/2025
Delinda Disha hap një kapitull të ri: Kandidate për kryetare në Tepelenë

Delinda Disha hap një kapitull të ri: Kandidate për kryetare në Tepelenë

12:42 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com