Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

‘Sa shumë i pëlqente molotivi’/ Ademi i kthehet Ramës: Deri të shtunën vazhdo livadhis

6 vjet ago
in Shqipëria, Stil, Të Gjitha, W-Instant
‘Sa shumë i pëlqente molotivi’/ Ademi i kthehet Ramës: Deri të shtunën vazhdo livadhis

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama për të cilën tha se e ka shkatërruar Shkodrën.

“Sa shumë i pëlqente molotivi. Si mund të flasë kështu një kryetar Bashkie?Shikoni Shkodrën në 30 vite e drejtuar nga PD dhe Vlorën në 4 vite. Mbas katër viteve do shihni çfarë ndryshimi do të bëjë ajo pas drejtimit të PS”, tha Rama.

Ndërkohë, Ademi, në kundërpërgjigje theksoi se Rama po mundohet të “baltosë” figurën e saj, si përpjekje për t’u fshehur nga përgjimet e publikuara nga “Bild”.

Ndër të tjera, ajo shtoi se qeveria aktuale është e lidhur me botën e krimit, ndërsa e cilësoi Ramën si “kryeministrin e Avdylajve”. Ajo paralajmëroi se protesta e ditës së shtunë do të sjellë fundin e tij dhe se ajo vetë do të jetë e pranishme në këtë moment.

“Ti flet për mua si kryebashkiake, ndërsa ke futur si kandidat në bashki e institucione ushtarë të përgjëruar të kriminelëve. Ti flet për mua si kryebashkiake ndërsa modeli yt është modeli i Durrësit e i Kavajës. Halli i madh ta ka mundur edhe cikërrimën e arsyes. Por nuk më vjen aspak keq që nuk mundem ne të ndihmu. Sa për kush është kush, jam e sigurt që përgjigjen do ta japin qytetarët. Kështu që deri të shtunën vazhdo të livadhisësh nëpër Shqipëri si “Robert Çamçakizi” dikur”, deklaroi Ademi.

Deklarata e Voltana Ademit 
Sqarim i detyruar për Kryeministrin e Avdylajve. Ai që sot shqiptarët po e njohin si kryeministër i bandave, qenka habitur nga deklaratat e mia për molotovin ndërsa në tentativë për t’iu fshehur përgjimeve të BILD, mundohet të përdorë si “gjethe fiku” bezen e shishes imagjinare me benzinë.

Partneri në krim i bandave, e jo vetëm të Shijakut, i cili prej 2 ditësh nuk di ku të fusë kokën dhe si struci endet nëpër ranat e vendit, e di mirë se kësaj here nuk ka shpëtim nga e vërteta. Përgjigjen më të mirë, Edi Rama do ta marrë në protestën e opozitës së bashkuar të shtunën, ku do të jem e pranishme edhe unë. Pa molotov ish-kryeministër, por me bindjen e plotë se ti nuk e ke më vendin në kryeministri, por në qeli. Numrin e qelisë zgjidhe vetë, mundësitë e tua janë vetëm 2, 339/1 ose 184. Këto dy numra janë shpëtimi yt i vetëm.

Paske bërë sot krahasime mes Vlorës dhe Shkodrës dhe paske thënë se ata ndryshojnë si nata me ditën. Po, e vërtetë është se në 6 vjet miliardat e shpërdoruara përmes “rilindjes tënde urbane”, e kanë kthyer “lungomaren” në një moçal, ndërsa edhe pa sadakanë tënde, Shkodra sot nuk krahasohet me surrogaton e çmendurisë tënde arkitekturore e urbane. Të paktën kaq e kisha në dorë, mos të të lejoja ty ta shkatërrosh Shkodrën time, siç ke përdhunuar me pllakat majolike qytetet ku qeveris ti.

Të paktën e kisha në dorë të mos të të lejoja ty të shkatërroje Kalanë e Shkodrës, siç shkatërrove Torrën Veneciane në Durrës për tê ngulur aty beton 6 milionë euro.

Ti flet për derexhen ku është katandisur sot opozita duke mu referuar mua, por shqiptarët e dinë se e vetmja derexhe ku është katandisur vendi është ajo që ke gatuar ti dhe bandat kriminale te tua në çdo qytet të vendit. Ti flet për mua si kryebashkiake, ndërsa ke futur si kanditat në bashki e institucione ushtarë të përgjëruar të kriminelëve. Ti flet për mua si kryebashkiake ndërsa modeli yt është modeli i Durrësit e i Kavajës. Halli i madh ta ka mundur edhe cikërrimën e arsyes. Por nuk më vjen aspak keq që nuk mundem ne të ndihmu. Sa për kush është kush, jam e sigurtë që përgjigjen do ta japin qytetarët. Kështu që deri të shtunën vazhdo të livadhisësh nëpër Shqipëri si “Robert Çamçakizi” dikur.

Tags: edi ramapergjimetprotestaVoltana Ademi

TË LIDHURA

Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor
Aktualitet

Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor

18:44 | 05/11/2025
Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson
Politikë

Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

17:34 | 05/11/2025
Rama mbledh me urgjencë deputetët e majtë në selinë rozë në ora 19:00
Politikë

Rama mbledh me urgjencë deputetët e majtë në selinë rozë në ora 19:00

17:32 | 05/11/2025
Next Post
Rinas/Kompania e sigurimit ICTS pezullon punonjësin, nuk i jep provat (Video)

Rinas/Kompania e sigurimit ICTS pezullon punonjësin, nuk i jep provat (Video)

A ia hap Rama telefonin pas përgjimeve? Dako: Askush nuk është shqetësuar!

A ia hap Rama telefonin pas përgjimeve? Dako: Askush nuk është shqetësuar!

Gjinushi jep dorëheqjen nga Partia Social Demokrate, ja kush e zëvendëson

Gjinushi jep dorëheqjen nga Partia Social Demokrate, ja kush e zëvendëson







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor
Aktualitet

Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor

by mirseda
18:44 | 05/11/2025
0

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për kalimin e përgjegjësisë së administrimit të godinës së Gjykatës së...

Gjermania pritet të rrisë ndjeshëm ndihmën për Ukrainën, mbi 10 miliardë euro vitin e ardhshëm

Gjermania pritet të rrisë ndjeshëm ndihmën për Ukrainën, mbi 10 miliardë euro vitin e ardhshëm

18:42 | 05/11/2025
Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

17:34 | 05/11/2025
Rama mbledh me urgjencë deputetët e majtë në selinë rozë në ora 19:00

Rama mbledh me urgjencë deputetët e majtë në selinë rozë në ora 19:00

17:32 | 05/11/2025
Kanosën me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori 22-vjeçar

Kanosën me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori 22-vjeçar

16:44 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com