E mërkurë, 16 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Rusia dhe kostot e ndarjeve mbi politikën e jashtme të BE-së

Nga: Pavel Havlicek “German Marshall Fund”

Vizita e fundit e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, në Moskë dhe pasojat e saj dëshmuan se sa e papjekur është ende politika e jashtme e BE-së. Brukseli duhet të mësojë nga poshtërimi më i fundit, për të filluar rindërtimin e një konsensusi mbi politikën e jashtme, për të kapërcyer ndarjet e kushtueshme.

Fillimi nga puna i një administrate të re amerikane, largimi nga skena i kancelares gjermane Angela Merkel në shtator, dhe projekti i Busullës Strategjike të Komisionit Evropian, ofrojnë mundësinë për ta bërë këtë. Udhëtimi i dështuar i Borrell në Moskë ishte për BE-në vetëm zilja e fundit e alarmit.

Kjo i dha mundësi Rusisë qëta poshtërojë shefin e politikës së jashtme, të vërë në dyshim besueshmërinë e BE-së, madje edhe partneritetin e saj me Shtetet e Bashkuara. Gjithsesi, reagimet në mbarë unionin ishin domethënëse.

Në vend që të përqendroheshin në nevojën për të ndërtuar diçka të re, në Parlamentin Evropian dhe gjetkë u nxorën “thikat” kundër Borrell. Për disa, vizita në Moskë ishte gabimi i tij personal. Të tjerët ngritën mundësinë e një politike të ndryshme ndaj Rusisë, për të gjetur gjuhën e përbashkët me të për çështje të veçanta.

Megjithatë, performanca e zyrtarit të lartë evropian është vetëm një simptomë e krizës aktuale të politikës së jashtme të BE-së. Mbështetja ndaj Borrell për atë vizitë ishte i dobët. Disa shtete anëtare nuk donin që ai të shkonte fare në Moskë, por nëse shkonte, të përçonte një mesazh shumë të fortë të demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Kjo u realizua vetëm pjesërisht, pasi nga pala ruse nuk ishte askush që të dëgjonte. Shtetet e tjera anëtare dëshironin që të zbulonin kufijtë e angazhimit të mundshëm selektiv me Rusinë. Për të dyja palët, Borrell ishte një lajmëtar. Megjithatë, kur udhëtimi nuk arriti të përmbushë pritshmëritë, askush nuk e mori në mbrojtje.

Tani duhet të nisë një fazë më konstruktive e debatit mbi politikën e jashtme të unionit, duke filluar që nga takimi i këshillit të politikës së jashtme javën e ardhshme, dhe i Këshillit të BE-së në muajin mars, që ka në axhendë edhe një diskutim mbi Rusinë. Rrugët për të dalë nga kriza aktuale e politikës së jashtme të BE-së janë të shumta, por ka disa mundësi të qarta që ajo duhet t’i shfrytëzojë.

Së pari, ekziston një administratë e re e SHBA-së, e cila dëshiron që të punojë me vendet evropiane mbi politikën e jashtme dhe çështjet globale. Presidenca Trump ishte një mundësi e humbur për ndërtimin e një BE-jë më të fortë në botë. Por një partneritet i ri me administratën Bajden mund t’i përshtatet me mirë modelit të BE-së për të menduar më mirë.

Lexo edhe :   BE heq kufizimet për Shqipërinë, Rama: Ia dolëm, nuk ndalemi më!

Së dyti, në Gjermani do të ndryshojnë gjërat. Ndërsa kancelarja Merkel e ndihmoi unionin për të kapërcyer disa kriza, Gjermania nën udhëheqjen e saj monopolizoi axhenda të caktuara të politikave, duke i dhënë përparësi interesave të saj mbi ato të BE-së.

Miratimi i Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse për Investimet me Kinën në fund të presidencës gjermane të këshillit të BE-së, tregon pse është i nevojshëm një ndryshim i qasjes. Ngjashëm, projekti i gazsjellësi “Nord Stream 2” që Merkel e ka mbrojtur përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, është një tjetër shembull se përse Evropa duhet që të ndryshojë vendimmarrësin e saj kryesor në prapaskenë.

Lexo edhe :   Dritë jeshile për shqiptarët/ BE heq kufizimet, çfarë duhet të dini

Së treti, duhet të ketë një konsensus për të artikuluar më mirë politikën ndaj miqve dhe armiqve të BE-së, si dhe për atë se si duhet të jetë një BE “globale”. Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, po punon tashmë për këtë me projektin e tij të Busullës Strategjike. Mund të jetë një proces i gjatë, por është gjithashtu një mundësi e qartë kur të gjitha vendet anëtare të kenë të paktën një qëndrim të unifikuar kur bëhet fjalë për politikën e jashtme.

Politika e BE-së ndaj fuqive të mëdha do të jetë gjithmonë e ndërlikuar. Por një konsensus i ri mbi politikën e jashtme ndaj Rusisë, mund të tregojë gjithashtu seriozitetin dhe vullnetin e vendeve anëtare për të punuar bashkë në një botë konkurruese.

Vendet anëtare e kanë provuar këtë kur Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogerini hartoi “5 parimet udhëzuese” për qasjen ndaj Rusisë në vitin 2016. Ato u tentuan të zbatohen gjatë Marrëveshjeve të Minskut mbi konfliktin në Ukrainë, për lidhjet më të ngushta me fqinjët e Rusisë, ndërtimin e mbrojtjes së BE-së ndaj kërcënimeve ruse, bashkëpunimit selektiv me Rusinë mbi disa çështje, dhe mbështetja e shoqërisë civile ruse dhe lidhjet mes njerëzve.

Tani duket se Kremlini po shkel parimet e fundit të Mogerinit, ndërsa përpiqet që të shkatërrojë shoqërinë civile ruse, mediat e pavarura, Aleksei Navalnin dhe ekipin e tij. Presioni i BE-së kundër kësaj duhet të vazhdojë dhe madje të shtohet, siç tha edhe Borrell, por as kjo mund të mos mjaftojë.

BE-në e presin kohëra të vështira përpara. Vetëm duke qenë anëtarë të bashkuar dhe duke respektuar më mirë njëri-tjetrin, do të jetë e mundur që të mbijetojmë në garën e fuqisë së madhe, që vetëm sa do të përshkallëzohet gjatë viteve të ardhshme.

Burimi i lajmit: https://www.gmfus.org/blog/2021/02/17/russia-and-costs-eu-foreign-policy-division

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: 25% e pacientëve me Covid, përjetojnë simptoma afatgjata të sëmundjes

Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara zbulon se rreth 25 për qind e pacientëve me COVID-19 kanë përjetuan probleme të reja shëndetësore...

10 shprehje nga Gynter Gras, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

"Edhe librat e këqij janë libra, kështu që janë të shenjtë". "E di që Sot të gjitha gjërat kanë sy, se asgjë nuk kalon pa...

Ministri i Jashtëm kroat: Jem krah Kosovës për njohje nga 5 shtete të BE

''Do jemi në krah të Kosovës që të njihet edhe nga pesë vendet që nuk e njohin ende.'' Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan...

Kim Jong Un e pranon: Koreja e Veriut po vuan nga kriza ushqimore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un deklaroi se vendi po përballet me një krizë ushqimore, për shkak të përmbytjeve, situatës së pandemisë...

Takimi me Kurtin/ Vuçiç: Mbase e fyeva, por nuk pendohem

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka folur për takimin e djeshëm që pati në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në një konferencë për...