Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Janë zgjedhjet e LSI

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Janë zgjedhjet e LSI

Nga: Skënder Minxhozi

Timoni dhe tepsia e vitit 2017 është tashmë një fabul elektorale e cila ka hyrë në analet e fushatave shqiptare. Edi Rama arriti në atë kohë një marrëveshje me Lulzim Bashën, e cila çoi në mbylljen e Çadrës demokrate në bulevard dhe që futi PD de facto në qeverinë e majtë në prag të zgjedhjeve. Ky kompromis spostoi edhe aciditetin mes dy partive të mëdha, duke i dhënë zjarr një lufte për vota mes socialistëve dhe LSI të Ilir Metës, i sapozgjedhur president me votat e Ramës.

Pakkush mund të parashikonte asokohe se kjo përballje e vitit 2017 mes PS e LSI do të ringjallej edhe një herë katër vjet më vonë, në kushte dhe terma të reja. Sepse është me vend të thuhet sot, kur bëhemi gati të shkojmë në kutitë e votimit, se kjo fushatë rezervon një tjetër betejë të madhe votash mes socialistëve dhe lsi-stëve. Përtej garës së natyrshme dhe të pritshme mes PS e PD, e cila është e kuptueshme dhe e natyrshme sa vetë zgjedhjet.

Këto janë zgjedhjet e LSI. Në të gjitha kuptimet e termit. Të gjitha sondazhet që kanë nisur të shfaqen në studiot kryesore televizive, po vëzhgojnë me shumë kujdes kurbën e preferencave të zgjedhësve për partinë e Metës, duke u marrë gjatë me arsyet e rënies graduale që po vihet re në shifra.

Për këtë arsye, edhe socialistët i janë futur një operacioni kombëtar të rekrutimit, devijimit dhe mpakjes së votuesve dhe strukturave të LSI në të gjithë territorin.

Qëllimi taktik është i qartë dhe i thjeshtë për t’u kuptuar me aritmetikën elektorale. Në PS mendojnë se duke goditur strukturat e LSI, duke i marrë sa më shumë drejtues lokalë me peshë apo edhe ish-deputetë, ish-ministra e figura që kanë influencë tek votuesi i kësaj partie, do të arrijnë një qëllim parësor elektoral: uljen e votave të LSI në rang kombëtar, që do të prodhonte si efekt të drejtpërdrejtë lënien vetëm të PD në garën për 71 mandatet parlamentare.

Është një fakt i ditur politik, se sot PD e ka të pamundur të marrë e vetme në 25 prill, një votë më tepër se PS, në kandarin kombëtar të zgjedhjeve. Të gjitha projeksionet e japin PS partinë fituese në zgjedhje. Pra me numrin më të madh të votave.

Elementi i panjohur i këtij ekuacioni elektoral është nëse partitë aleate të Bashës, pra LSI e të tjerët, do ta ndihmojnë atë të dalë mbi sipërfaqen e ujit. Pra të marrë shumicën në parlament.

Ofensiva e socialistëve mbi LSI kërkon të prodhojë pikërisht këtë efekt. Pra, ta detyrojë PD të luftojë e vetme për pushtetin në 25 prill, pa votat e aleatit kryesor. Nëse LSI zbret ndjeshëm nga 225 mijë votat e vitit 2017, për Bashën pushteti bëhet një iluzion shkretëtire. Kurse për Metën kjo do të thotë praktikisht “game over”!

Në anën tjetër, edhe vetë PD ka ambicjet e saj të afishuara për të rimarrë mbrapsht rreth 200 mijë vota që ka humbur, duke filluar nga zgjedhjet e 2013 e më pas. Dhe meqenëse të gjitha analizat numerike të dy zgjedhjeve të fundit tregojnë se një pjesë e këtyre votave janë devijuar tek LSI, Lulzim Basha nuk duket aspak i gatshëm të lejojë që kjo hemoragji drejt partisë së Metës të vijojë si e tillë.

Demokratët ndodhen në një marrëdhënie paradoksale me LSI në këto zgjedhje. Kanë nevojë jetike që kjo parti të ruajë kuotat e 19 mandateve të vitit 2017, por njëherësh duan edhe votat që kjo forcë politike u ka marrë përmes sugjestionimit të votuesit blu, në tetë vitet e fundit.

Këto janë dy arsye madhore që e kanë bërë LSI një komponent politik shumë debatuar në këto zgjedhje. Me Ilir Metën në Presidencë, LSI po lufton të mbajë territoret e zgjedhjeve të fundit, duke e ditur se ndodhet nën trysninë e jashtëzakonshme të dy partive të mëdha, të cilat reklamojnë kuotat e saj elektorale, secila për arsyet dhe interesat respektive.

Pasi ka qenë parti vendimtare me votat që ka marrë në 15 vjetët e fundit, duket se kësaj rradhe LSI do të jetë sërish e tillë. Por jo me votat që do të marrë, por ndoshta me votat që do të lerë rrugës. 25 prilli është një ditë vendimtare për Metën. Prandaj edhe ai ka zbritur hapur në fushatë, duke e lënë qyrkun e Presidentit pas derës së zyrës.

Tags: lsiopinionskender Minxhozizjedhje

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Kosova në mes të Perëndimit dhe Turqisë për Lëvizjen e Gulenit

Kosova në mes të Perëndimit dhe Turqisë për Lëvizjen e Gulenit

Mediu: Opozita dhe shqiptarët të largojnë regjimin e Edi Ramës

Mediu: Do garojmë në një koalicion me PD-në, votat tona janë të rëndësishme

“I padëshiruar dhe i rrezikshëm”/ Italia dëbon biznesmenin shqiptar (Emri)

“I padëshiruar dhe i rrezikshëm”/ Italia dëbon biznesmenin shqiptar (Emri)

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen
Politikë

Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen

by mirseda
14:35 | 09/07/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe betejën në kërkim të lirisë në Gjykatën...

Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën

Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën

14:22 | 09/07/2025
59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

14:20 | 09/07/2025
Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur

Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur

13:46 | 09/07/2025
Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari

Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari

13:36 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com