E diel, 28 Nëntor, 2021
16.5 C
Tirana

“I padëshiruar dhe i rrezikshëm”/ Italia dëbon biznesmenin shqiptar (Emri)

Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në fushën e restoranteve dhe hotelerisë, Gëzim Sallaku është dëbuar nga shteti italian. Dëbimi i Sallakut ka ardhur pas problemeve të viteve të fundit të tij dhe të vëllezërve, me autoritete policore.

Ish-pronari i klubit të “Darfo Calcio” ka ardhur sot në Shqipëri, duke u nisur nga aeroporti i Milanos, shkruajnë mediat italiane.

“Personi i padëshiruar sepse jo i azhurnuar me dokumentet, po ashtu i rrezikshëm nga ana shoqërore,”- ky është motivi i komisionerit të policisë në Brescia Giovanni, i cili firmosi urdhërin e dëbimi të biznesmenit shqiptar.

Biznesmeni 48-vjeçar ka qenë disa herë në qendër të mediave italiane pasi është arrestuar dhe gjykuar për raste të ndryshme. Para togave të zeza, Sallaku ka dalë për shtitje të makinave të vjedhura; evazion fiskal por edhe armë pa leje e trafik droge.

Në vitin 2018 ai u prangos së bashku me vëllezërit e tij, pasi akuzoheshin për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata u arrestuan pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave, megjithatë biznesmeni dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan.

Pas hekurave të qelisë ndodhet ende vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku. Ky i fundit akuzohet për përfshirje në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...