E premte, 18 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Rudina Hajdari takon banorët e ‘Bregut të Lumit’: Duhet gjakftohtësi, çështjen do e çojmë në Strasburg

Gjatë mesditës, deputetja demokrate Rudina Hajdari ishte e pranishme në zonën e ‘Bregut të Lumit’, në banesat të cilat po shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të Bulevardit të Ri. Ajo u takua me banorët e ‘Bregut të Lumit’, banesat e të cilave janë prishur pasi preken nga projekti për zgjatimin e Bulevardit të Ri. Gjatë takimit që pati me banorët, Hajdari tha se kjo çështje duhet të çohet deri në Gjykatën e Strasburgut. Po kështu, deputetja e PD-së nuk la pas edhe policinë, duke e cilësuar veprimin nga ana e tyre si barbar.

“Ju nuk keni faj. Ne duhet të gjejmë një mënyrë që këtë çështje ta çojmë deri në Gjykatën e Strasburgut. Do ta çojmë në Gjykatën e Tiranës, Gjykatën e Apelit dhe jam e sigurt që do fitoni.

Unë e di që ju nuk keni forcë tani, por duhet pak gjakftohtësi, që kjo mos i ndodhë më familjeve të tjera.

Kjo nuk është hera e parë që policia shemb banesat në këtë mënyrë barbare. Duhet të gjejmë mënyrën për ta zgjidhur”.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Navalny e quan Putinin “gënjeshtar”

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet...

‘Euro 2020’/ Holanda mposht Austrinë, i bashkohet Italisë dhe Belgjikës në 1/8

Holanda ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Austrinë në ndeshjen e vlefshme për grupin C, dhe së bashku me Italinë dhe Belgjikën, ka...

Mbyti gruan dhe planifikoi të arratisej, momenti kur piloti përqafon vjehrrën

32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos, i cili mbyti gruan e tij 20-vjeçare britanike Caroline, është një vrasës tepër gjakftohtë, dhe u mundua të fshinte çdo lloj...

Mediat dhe oligarkët/ Peza: Ja emrat e radhës që do të shpallen “non grata”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe analisti Alfred Peza, parashikon një verë të nxehtë sa i takon situatës politike, teksa u shpreh se shpallja ''non...

Holanda votoi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por ka një kusht

Parlamenti holandez i dha dritën jeshile Shqipërisë ditën e sotme, pasi votoi pro hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Megjithatë, për negociatat, Holanda ka...