E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Rudina Hajdari, drejt një partie të re politike?

Rudina Hajdari, nga foltorja e Kuvendit tha sot se askush nuk mund ta gjykojë vendimin e saj, për të mbajtur mandatin e deputetit, dhe se do sjellë një model të ri në politikë.

Krahas protestës së opozitës, deputetja e PD-së u shpreh se është në politikë për të bërë hapa të sigurtë larg politikës së vjetër, dhe se askush nuk mund ta gjykonte për vendimet e marra.

“Askush nuk mund ta gjykojë vendimin tim, do bëj hapa të sigurtë larg politikës së vjetër. Në ditët dhe muajt që do vijnë, do kem propozime konkrete për ta kthyer vendin në normalitet. Unë dua të sjell një frymë të re parlamentare, që do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë këtij tranzicioni”, tha ajo.

Me këtë mesazh, a mos lë të nënkuptuar se ajo do të krijojë parti të re?

Ndryshe nga ajo, vëllai i saj Kiri Hajdari ka qenë në krahë të Bashës në protestën e 16 marsit.

“Unë dhe vëllai im luftojmë për të njëjtin qëllim, ardhjen e demokracisë. Nuk kemi asnjë kundërshtim me njëri-tjetrin”, tha më herët Hajdari për mediat. Ashtu sikundër u reflektua, sot emocionet e ‘mbytën’ vajzën e deputetit të ndjerë, Azem Hajdari.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...