E diel, 17 Janar, 2021
1 C
Tirana

Rritja e rasteve/ Pipero: Po dominojnë moshat e reja

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka folur lidhur me rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirus në ditët e fundit.

Sipas tij, në numrat e shtuar të të infektuarve javët e fundit po dominojnë moshat e reja. Ai thekson se komplikacionet më të mëdha vijojnë ti paraqesin të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, por shtoi se ka edhe të rinj që kanë nevojë për trajtim spitalor.

“Moshat e reja janë më të ekspozuar sepse janë në marrëdhënie pune. Moshat e vjetra kanë më shumë kujdes. Graviteti dhe komplikacionet më të mëdha janë te të sëmurët kronikë.

Shtimi i rasteve ka sjellë më shumë raste në spital dhe humbje jetësh. Në kompleks jeta është shqetësuese por nuk është ende problematike”, tha ai.

Duke u bazuar në shifrat e fundit, Pipero mendon se mbajtja e maskës duhet të kthehet në detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura.

“Askush nuk e di nëse është pozitiv. Sot bota trembet nga transmetuesit e heshtur. Kam qenë dhe jam kundër maskës në rrugë.

Por që të na bëhet mënyrë jetese duhet të mbahet edhe në rrugë. Një maskë sado e thjeshtë e ul mundësinë e infektimit deri në 95%”, shtoi ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Aksidenti tragjik te Rruga e Kombit, dalin fotot e 4 viktimave

Katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova, por me qëndrim në Zvicër, humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e 14 janarit, pas një aksidenti në Rrugën...

Vaksinat/ Rama i përgjigjet ambasadës franceze: Nuk kam sulmuar asnjë aleat

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës Franceze në Tiranë, e cila reagoi mbi kritikat e tij për vaksinat anti-covid. Teksa i kthen përgjigje...

Shqetësime për protesta të armatosura në prag të inaugurimit të Bidenit

Byroja Federale e Hetimeve po lëshon paralajmërime të reja sigurie në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke theksuar mundësinë për...

Izrael: Morën vaksinën Pfizer, 13 persona pësojnë paralizë në fytyrë

13 persona në Izrael kanë përjetuar paralizë të lehtë të fytyrës si efekt anësor pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë...

Urrejtja në twitter: A ndihmon bllokimi i llogarive?

Twitter mbylli llogarinë e presidentit të SHBA Donald Trump në këtë platformë. A ndihmon kjo për të luftuar urrejtjen dhe nxitjen e urrejtjes në...