E mërkurë, 20 Janar, 2021
9 C
Tirana

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali mund të zgjasë edhe pas korrikut

Kryeministri italian, Giussepe Conte, shprehet se gjendja e jashtëzakonshme e vendosur që prej muajit mars do të vazhdojë edhe përtej 31 korrikut.

“Bazuar në situatën në vend do të ishte e arsyeshme që të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, përtej datës së paraparë të skadimit. Jo gjithçka është vendosur, por me gjasë do të shkojmë në këtë drejtim”, tha ai.

Gjendja e jashtëzakonshme u jep autoriteteve rajonale kompetenca shtesë për të zbatuar procedura për kufizimin e përhapjes së virusit. Ato mund të përfshijnë kufizime në udhëtim, mbylljen e hapësirave publike dhe ndalimin e tubimeve publike.

Deri më tani Italia ka regjistruar më shumë se 242 mijë raste me koronavirus dhe rreth 35 mijë viktima.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...