Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 17.

53 të prekur të rinj e kanë çuar numrin e të infektuarve me COVID-19 në 483.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se 20 pacientë deri tani janë shëruar nga sëmundja.

Në Klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup janë shtruar 61 pacientë, teksa 11 prej tyre të intubuar në ventilatorë.

Ndërkohë, Komuna e Kumanovës prej të premtes në mbrëmje ndodhet në izolim të plotë për shkak të masava shtrënguese lidhur me koronavirusin.

Ndalim-qarkullimi atje do të zgjasë deri të hënën në orën 5 të mëngjesit. Ndërkohë, të shtunën janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID-19 në këtë qytet.

Vendimi i djeshëm i qeverisë për ta vendosur në karantinë qytetin e Kumanovës shkaktoi një lloj paniku te banorët të cilëve u kishte mbetur vetëm pak kohë para fillimit të orës policore për të nxituar në supermarkete për furnizime.

Qyteti i Kumanovës që është i dyti për nga madhësia, menjëherë pas Shkupit, prej të premtes në orën nëntë të mbrëmjes deri të hënën në pesë të mëngjesit i nënshtrohet orës policore.

Dje këtu u konstatua numri më i madh i të prekurve nga COVID-19 brenda një dite dhe gjysma e tyre, përkatësisht 11 janë mjekë dhe personel mjeksor.

Gazetari Blerim Hyseni duke folur përmes Skype-it nga Kumanova, thotë se qytetarët në përgjithësi janë furnizuar me ushqime rezervë që nga njoftimi për përhapjen e pandemisë, por vendimi i përnjëhershëm i qeverisë shkaktoi një lloj paniku tek ta.

Zoti Hyseni thotë se Kumanova nuk është veçuar nga komunat e tjera për mosrespektim të orës policore dhe shkeljet e kësaj mase kanë qenë shumë të vogla të natyrës së mosdijes së qytetarëve si të veprojnë në një situatë emergjente.

Nëse është për t’u izoluar së pari kjo do të duhej të bëhej në Shkup ku ka më shumë raste se Kumanova, thotë z. Hyseni, i cili thekson se megjithatë qytetarët po u binden urdhërave për ta respektuar orën policore.

Ndërkohë, krerët komunalë të Kumanovës shprehen se masa e izolimit të qytetit ishte e domosdoshme meqë shtimi i numrit të të prekurve me koronavirus atje ndodhi brenda një afati shumë të shkurtër kohor dhe për ta parandaluar në këtë mënyrë rrezikun e përhapjes u desh ndalim-qarkullimi i plotë gjatë fundjavës.

Nga shtatë rastet e reja me koronavirus të konfirmuara të shtunën në Kumanovë, nuk ka personel mjeksor, sipas Institutit të Shëndetit publik të qytetit. /Voa

Tags: koronavirusMaqedoni e Veriutnumriviktima

TË LIDHURA

Rajoni

Mali i Zi ekstradon në SHBA iranianin e akuzuar për sulme kibernetike

16:40 | 06/10/2026
Rajoni

Eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia heton për autorët dhe motivin

21:08 | 05/10/2026
Rajoni

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve

20:15 | 05/10/2026
Next Post

Sot 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO/ Xhaçka: Ditë historike

11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO/ Reagon Meta

Mjekët e Spitalit Infektiv në luftë me COVID-19/ “Fundjavë Ndryshe” iu vjen në ndihmë







JU REKOMANDOJMË

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

by mirseda
09:59 | 07/10/2026
0

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në...

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com