Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Rritet mosha mesatare e jetëve të humbura nga COVID-19; grupmosha 60-69 vjeç me fatalitetet më të mëdha

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Preket nga koronavirusi një anëtar, Urdhri i Farmacistëve merr vendimin e rëndësishëm

Ndonëse virusi Covid-19 po vijon të shkaktojë mesatarisht 5-6 viktima në ditë, mosha mesatare e jetëve të humbura gjatë gushtit dhe ditëve të para të shtatorit ka ardhur në rritje, çka tregon se është ulur vdekshmëria tek moshat e reja.

Sipas të dhënave të raportuara përditë nga Ministria e Shëndetësisë dhe të përpunuara nga “Monitor”, mosha mesatare e jetëve të humbura nga koronavirusi deri më 3 shtator, kur numëroheshin gjithsej 301 viktima ishte 67.9 vjeç.

Në krahasim me përpunimin e fundit të datës 28 korrik, kur mosha mesatare zbriti në 66.8 vjeç, teksa virusi filloi të zbriste te moshat e reja, ka një rritje me 1 vit.

Kjo është hera e parë që treguesi i moshës mesatare po vjen në rritje, pasi që kur filluan rastet e para të fataliteteve në prill, që prekën përgjithësisht të moshuarit mbi 70 vjeç, virusi filloi të vriste edhe më të rinjtë, sidomos përgjatë muajit korrik, kur mosha mesatare arriti në 66.8 vjeç dhe u shënuan shumë raste fatalitetesh pa sëmundje shoqëruese. (shiko grafikun: Mosha mesatare e jetëve të humbura nga Covid-19, në data të caktuara).

Ndonëse numri i rasteve ditore vijon të jetë i lartë, pandemia e ka reduktuar agresivitetin, pasi dëmi që po krijon në mushkëri ka pësuar ulje të moderuar javën e fundit pohoi mjeku pneumolog Luan Dyrmishi. Gjithashtu masat kufizuese në përdorimin e maskës në ambiente të brendshme dhe kufizimi i grumbullimeve në lokalet me muzike në zonat turistike ka ulur fluksin e infektimeve në moshat e reja, shtoi mjeku.

Fatalitetet në mosha të reja që u shfaqen në korrik e fillim gushti krijuan “panik” tek të rinjtë të cilët po mbrohen më shumë së fundmi tha mjeku.

Grup mosha 60-69 vjeç me fatalitetet më të mëdha

32% e vdekjeve nga pandemia janë të grup-moshës 60-69 vjeç, deri në 3 shtator, që ka shënuar dhe fatalitetet më të larta. Në 28 korrik, gati 38% të jetëve të humbura ishin nga kjo grup-moshë. (shiko grafikun: Vdekjet sipas grup-moshave, Shqipëria, % ndaj totalit)

Janë rritur ndërkohë humbjet e jetëve në moshat 70-79 vjeç, me gati 29% të totalit, nga 24% në 28 korrik.

Gjithsesi, në krahasim me Italinë, virusi në Shqipëri ka prekur edhe të rinjtë. Mosha mesatare në Itali është 80 vjeç, kundrejt gati 68 vjeç në Shqipëri.

Në Itali, sipas Il Sole24 ore, gati 60% e jetëve të humbura i përkasin moshës mbi 80 vjeç. Në Shqipëri, pesha përkatëse është vetën 17.6% (shiko grafikun: Vdekjet, sipas grup-moshave nga Covid-19, Italia dhe Shqipëria, deri 3 shtator)

Mjekët pohojnë se e para, në Itali numri i vdekjeve të vlerë absolute ka qenë shumë më e lartë se në Shqipëri. Së dyti, popullsia shqiptare ka një barrë më të lartë të sëmundjeve shoqëruese tek moshat e reja, ndryshe nga Italia që është një nga vendet me sistem të mirë shëndetësor, ku njerëzit jetojnë më gjatë në botë. Faktori i tretë është se Italia ka dhe një popullsi më të plakur.

Femrat vdesin më pak

Deri në 3 shtator, femrat përbënin 31% të jetëve të humbura nga Covid-19, në linjë me tendencën globale, ku gratë kanë shënuar rezistencë më të lartë ndaj koronavirusit, të lidhura kryesisht me hormonet femërore.

Mosha mesatare e femrave që kanë humbur jetën është 68 vjeç, pothuajse e njëjtë me atë të meshkujve.

Ndërsa mosha mesatare e meshkujve ka mbetur pothuaj e pandryshuar që nga fillimi i pandemisë, ajo e femrave është ulur ndjeshëm, nga 77 vjeç në fund të prill, në gati 68 vjeç në shtator (shiko grafikun Mosha mesatare e jetëve të humbura nga Covid-19, Shqipëria, sipas gjinisë). /Monitor

Tags: koronavirussemundjet shoqerueseshqiperi

TË LIDHURA

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

22:48 | 10/07/2025
Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?
Aktualitet

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj
Aktualitet

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Next Post
Pandemia/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Silvio Berlusconit, dërgohet me urgjencë në spital

Pandemia/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Silvio Berlusconit, dërgohet me urgjencë në spital

Denoncimi në SPAK/Kujtim Cakrani: Gjeni proklamatën origjinale të pavarësisë

Denoncimi në SPAK/Kujtim Cakrani: Gjeni proklamatën origjinale të pavarësisë

“Si e sfidoi nëna çame komisarin e Spaçit, kur s’e lejuan të takonte të birin”, rrëfimi i rrallë i të arratisurit në ‘85

“Si e sfidoi nëna çame komisarin e Spaçit, kur s’e lejuan të takonte të birin”, rrëfimi i rrallë i të arratisurit në ‘85

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

by mirseda
22:48 | 10/07/2025
0

Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me...

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com