E mërkurë, 20 Janar, 2021
7 C
Tirana

Rrëzohet avioni i forcave të policisë në Turqi, humbin jetën oficerët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi, ku një aeroplan i vogël i forcave të policisë është rrëzuar në një mal.

Ministria e Brendshme turke njoftoi se shtatë oficerët që ndodheshin në bord kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Avioni i cili po kthehej nga një mision vëzhgim-zbulimi, u rrëzua në malet Artos në provincën lindore të Vanit, afër kufirit me Iranin.

Sipas ministrit të Brendshëm, avioni u zhduk nga radari mes zonës së Van dhe provincës fqinje të Hakkari, e cila shtrihet më larg në jug dhe kufizohet me Iranin dhe Irakun.

Mbetjet e avionit u gjetën rreth orës 3 të mëngjesit, me orën lokale. Të gjithë personat në bord, përfshirë dy pilotët, ishin anëtarë të policisë kombëtare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të premtosh ‘shkapjen’ e shtetit, për ta gjunjëzuar atë

Nga: Mero Baze Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, përjashtoi Albin Kurtin dhe 46 deputetë të tjerë, nga e drejta për të kandiduar, pas verfikimit...

“Ti e di që unë fitova”/ Publikohet letra që Trump i la Bidenit

Publikohet letra që Donald Trump i ka lënë pasardhësit të tij në Zyrën Ovale, Joe Biden. Trump edhe në çastet e fundit të tij të...

Jozefina Topalli tregon kushtin e fortë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike

Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli thotë se bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm por thekson se nuk mund të bëhet...

Parlamenti grek voton zgjerimin në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë

Pas dy ditësh diskutime, parlamenti grek ka aprovuar më shumicë votash projektligjin me anë të të cilit, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga...

Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Nga: Astrit Patozi Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyre të mëdha me njëra-tjetrën janë në fakt sondazhi më i mirë se të...