Sot përkujtohet 27-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, në 20 shkurt 1991. Ish -kryeministri Sali Berisha, tha se në këtë ditë, “e para u çliruam nga kulti më poshtërues i shqiptarëve, së dyti u shmang një konflikt një gjakderdhje dhe u çel rruga për fitoren e demokracisë, së treti, me pyetën a ka renë komunizmi? Unë u thashë ka rënë por mbetjet e tij janë toksike. E kjo periudhë dëshmon qartë që mbetjet e tij janë thellësisht toksike”, thumboi Berisha qeverinë aktuale drejtuar nga kryeministri Rama.
Duke kujtuar ditën e rrëzimit te bustit, Berisha tha: “PD përdori këtu një taktikë të mos udhëhiqte por ta mbështeste protestën se ishte kuadër depolitizimi dhe tani depolitizimin me politizim se luftoje dot si duhej. E dyta nëse PD do dilte vetë në krye kjo mund të ishte shkak i një konflikti të gjerë civil. Në 20 shkurt mund të them se ajo ishte një energji njerëzore nukleare, ajo që ne kemi parë në atë miting e kam menduar 1000 herë s’mund ta krahasosh me asgjë tjetër. Mori drejtimin e duhur dhe përmbysi bustin duke pasur një të plagosur me snajper.
Neritan Ceka, duke marrë vajzën vet 2 vjeç në krahë dhe duke u betuar njerëzve si Azemi që unë lë peng fëmijët e mijë edhe Neritani vajzën e tij dhe njerëzit e dëgjuan, shmangu gjakderdhjen. U përpoq ta vinte bustin prap dhe aty një djalë e shpëtoi gjakderdhjen në mënyrën më mrekullushme, një djalë 17 vjeç e merr bustin dhe e bën copa copa”.