Armina Mevlani prej vitesh është në qendër të vëmenjdes së publikut shqiptar, dhe jo vetëm.
Blogger-ja e njohur mbahet për stilin e veçantë të të veshurit dhe jetën që bën.
Herë pas here në llogaritë e saj Facebook dhe Instagram, Armina është parë teksa hedh foto që lidhen jo vetëm me aktivitetin e saj, por edhe nga kohët e shkuara.
Ditën e sotme Armina ka hedhur një foto ku shihet qartë look-u i saj i adoleshencës. Me flokë të lyera në rozë, pa make-up, dhe me një triko të çuditshme veshur, ajo shkruan:
“Ja ku është bomba, siç e shihni isha një adoleshente, shpirt i lirë, totalisht punk/emo me flokë rozë. Besoja në budizëm siç e shihni në bluzën time dhe e shijoja jetën në maksimum”