Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Rrezik i jashtëzakonshëm për përhapje të virusit, nëse masat hiqen para kohe”

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
“Rrezik i jashtëzakonshëm për përhapje të virusit, nëse masat hiqen para kohe”

Eksperti më i lartë për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, paralajmëroi të dielën se ekziston “një rrezik i jashtëzakonshëm” për përhapje të mëtejshme të koronavirusit nëse Shtetet e Bashkuara rihapen më shpejt se ç’duhet, më 1 maj, një mundësi që Presidenti Donald Trump po e konsideron.

Dr. Fauci i tha televizionit CNN, se rigjenerimi i tregtisë nuk do të bëhet “sa hap e mbyll sytë”, ndërsa vjen koha e përfundimit të afatit të rekomandimeve të qeverisë për distancim social, më 30 prill.

Ai tha se shpreson që “të paktën në një farë mase”, vendi t’i rikthehet punës dhe aktiviteteve të rutinës së përditshme muajin e ardhshëm, por shtoi se gjasat janë që të mos jetë njëlloj në zona të ndryshme të vendit.

“Do të varet nga numri i rasteve të koronavirusit në komunitete të veçanta dhe nëse testet do të tregojnë se shumica dërrmuese e popullsisë nuk është e infektuar”.

Megjithë marrjen e masave, tha ai “ne e dimë, që njerëzit do të infektohen. Ky është realiteti”.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi u rrit në mbi 20 mijë, më i larti i çdo vendi të botës, me mbi 530 mijë të infektuar.

Sipas modeleve aktualë të parashikimeve, 60 mijë ose më shumë mund të vdesin në vend deri në korrik.

Zyrtarët amerikanë thanë se SHBA janë afër pikut të pandemisë së koronavirusit të ri, por ekspertë të tjerë shprehen se pa një vaksinë ose një kurë të efektshme, rihapja plotësisht e ekonomisë mund të zgjasë më shumë nga sa do të dëshironte administrata e Presidentit Donald Trump.

“Modelet tregojnë se jemi shumë afër pikut. Prandaj mendoj se informacioni është i saktë,” tha Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn për programin “This Week” të televizionit ABC.

Zoti Hahn tha se është tepër herët për të caktuar një datë, por shtoi se “Ne shohim dritë në fund të tunelit”.

Eksperti amerikan Zeke Emanuel, këshilltar special i drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, tha për ABC News se nuk parashikon që jeta t’i kthehet plotësisht normalitetit edhe për 18 muaj të tjerë.

“Kushdo që ju thotë se do të kemi një vaksinë për tre ose katër muaj, ky nuk është realiteti se si funksionon biologjia dhe kërkimi shkencor,” tha ai.

Presidenti Donald Trump, ka këmbëngulur që vendi të hapet sa më shpejt dhe këshilltarët ekonomikë kanë përmendur 1 majin si date të mundshme. Por ai ka thënë se do të dëgjojë edhe mendimet e ekspertëve të shëndetësisë për të përcaktuar nëse ajo datë do të ishte shumë herët.

Megjithëse disa modele parashikojnë që e diela të shënojë pikun e sëmundjes, kurba e zbritjes nënkupton shumë javë të tjera gjatë të cilave njerëzit në të gjithë vendin duhet të tregojnë kujdes, thanë zyrtarët.

Presidenti Trump e shënoi ditën me një videomesazh në Twitter për amerikanët e krishterë, duke i uruar për Pashkët. Por ai vuri në dukje se sa e ndryshme ishte kjo ditë këtë vit, ndërsa shumica e guvernatorëve ka nxjerrë urdhra për të ndenjur në shtëpi dhe vetë Presidenti Trump ka rekomanduar distancimin social.

“Por ne po fitojmë betejën, po fitojmë luftën. Do të kthehemi përsëri në kisha, pranë njëri-tjetrit. Do të festojmë dhe do t’i bashkojmë familjet përsëri. Kemi plot arsye për të qenë mirënjohës. Gëzuar Pashkët të gjithëve”, tha ai.

Shumica e kishave në Shtetet e Bashkuara i mbajtën dyert mbyllur për Pashkë, por disa i sfiduan urdhrat e shteteve për ndalimin e grumbullimeve masive dhe mbajtën shërbesa.

Në janar, shkurt dhe mars, Presidenti Trump e minimizoi rrezikun e koronavirusit, para se ta deklaronte më pas një emergjencë kombëtare.

Dr. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Sëmundje Infektive dhe Alergji, tha se ishte “e qartë” që përgjigjia e vendit mund të kishte qenë më e mirë.

“Do të kishte qenë më mirë të kishim filluar më herët (me masat). Disa herë njerëzit i dëgjojnë rekomandimet e ekspertëve dhe disa herë jo”, tha ai.

Dr. Fauci tha se numri i viktimave mund të kishte qenë pak më i ulët nëse Shtetet e Bashkuara do të kishin lëvizur më me shpejtësi për distancimin social dhe urdhrave për të ndenjur në shtëpi.

Ai tha se shpreson që votuesit amerikanë të shkojnë personalisht në qendrat e votimit, për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, në garën mes presidentit Trump dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden, por…“Nuk mund ta garantoj. Ekziston gjithmonë mundësia që të kemi një rigjallërim të koronavirusit” tha ai duke shtuar: “Shpresoj që do të japim një përgjigjie më të mirë”. /Voa

Tags: koronavirusrreziksemundjeviktima

TË LIDHURA

Erdogan tregon bisedën me Trump: Kërkova angazhim për paqe në Gaza dhe Ukrainë
Bota

Erdogan tregon bisedën me Trump: Kërkova angazhim për paqe në Gaza dhe Ukrainë

14:13 | 26/06/2025
Arrestohet “Fito”, njeriu më i kërkuar në Ekuador
Bota

Arrestohet “Fito”, njeriu më i kërkuar në Ekuador

13:32 | 26/06/2025
“I dhamë një shuplakë Amerikës”- Khamenei shpall fitoren ndaj Izraelit: I shembëm
Bota

“I dhamë një shuplakë Amerikës”- Khamenei shpall fitoren ndaj Izraelit: I shembëm

13:17 | 26/06/2025
Next Post
Përgatiten mijëra pako të tjera ushqimore, Hajdari: Jemi në shërbim të njerëzve në nevojë

Përgatiten mijëra pako të tjera ushqimore, Hajdari: Jemi në shërbim të njerëzve në nevojë

Rama: Forcat e Armatosura kujdesen që të prekurve nga tërmeti të mos u mungojë mbështetja

Rama: Forcat e Armatosura kujdesen që të prekurve nga tërmeti të mos u mungojë mbështetja

I aksidentuari me COVID-19, karantinohen 10 mjekë dhe infermierë të Traumës

I aksidentuari me COVID-19, karantinohen 10 mjekë dhe infermierë të Traumës

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Shkenca thotë se burrat bien në dashuri dy herë më shpejt se gratë
Analizë

Shkenca thotë se burrat bien në dashuri dy herë më shpejt se gratë

by mirseda
15:08 | 26/06/2025
0

Një studim i ri tregon se burrat bien në dashuri pothuajse dy herë më shpejt se gratë....

Banka e Shqipërisë për buxhetin 2023: Ka rreziqe të larta për deficitin, të shtohen fondet e kontigjencës

Zbulohet raporti, u rritën sërish kreditë për blerje banesash e pronash

15:02 | 26/06/2025
Skualifikohen 6 kandidatë, 7 emrat që vijojnë garën për kreun e BKH

Skualifikohen 6 kandidatë, 7 emrat që vijojnë garën për kreun e BKH

14:58 | 26/06/2025
“Plazhi i lirë” në Vlorë, policia sekuestron 24 çadra dhe shezlongë në Radhimë

“Plazhi i lirë” në Vlorë, policia sekuestron 24 çadra dhe shezlongë në Radhimë

14:56 | 26/06/2025
E bullizuan për peshën e saj, gruaja e aktorit të njohur “hakmerret” dhe bie 45 kilogramë

E bullizuan për peshën e saj, gruaja e aktorit të njohur “hakmerret” dhe bie 45 kilogramë

14:51 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com