Kryesore

Rrëfehet Berisha: 2 qëllimet që opozita nuk arriti dot t’i realizojë


               Publikuar në : 21:31 - 23/01/20 B H

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë sa i përket marrëveshjes së opozitës jashtëparlamentare me qeverinë për zgjedhoren.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha tha se opozita nuk arriti dot të realizojë qëllimet që ajo kishte. Berisha thekson se dy nga qëllimet e parealizuara të saj janë: rrëzimi e Edi Ramës dhe shkuarja në zgjedhje të tjera.

“Mendoj se marrëveshja duhet të analizohet në këtë kontekst. Pas një vendimi ekstrem të opozitës shqiptare siç ishte djegia e mandateve, vendimi kushtetues, por vendim ekstrem i opozitës. Cilat ishin qëndrimet e pozitës për këtë vendim, qëndrimet e saj ishin një sensibilitet me i madh shqiptaro-ndërkombëtar për dramën e parlamentarizmit në Shqipëri. Rrëzimi i Edi Ramës dhe realizimi i një qeverie që do çonte vendin në zgjedhje. Unë nuk them se opozita realizoi qëllimet e veta. Opozita realizoi damkosjen dhe ndjeshmërinë. Po të mos qe kjo, opozita futej në një… Po të mos qe kjo, opozita futej në një rreth të kuq e nuk dilte më kurrë.

Opozita nuk realizoi dot dy qëllime të tjera, rrëzimin e Edi Ramës dhe shkuarjen në zgjedhje të tjera. Në këtë realitet, opozita kishte qëllim vetëvrasjen me atë vendim që bëri? JO. Nuk e rrëzoi, sepse nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore që ekzistonte me mos bindjen civile të shkallës së atij sa ti jepte shqelmin e Edi Ramës”, tha ai.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT