E diel, 29 Nëntor, 2020
5 C
Tirana

Rozi Kostani: Kohë e vështirë për artin, Ministria e Kulturës duhet të vërë në punë teatrot

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

Rozi Kostani ka marrë suksesin në skenën teatrit dhe po vijon me vlerësime. Me veprën teatrore “Ata hyjnë pa trokitur” si aktore së fundmi ajo u prezantua para publikut. Pas disa muajsh kur aktivitetet mungonin, shfaqja teatrore “Ata hyjnë pa trokitur” u përcoll me shumë interes nga publiku që e ndoqi në muzeun “Shtëpia me Gjethe”. Rozi Kostani thotë se për atë si aktore me këtë shfaqje ishte prezantimi i parë LIVE këtë kohë, pas atij më parë në rrjetet sociale.

Në intervistën për gazetën “SOT” regjisore, aktore dhe pedagoge e arteve Rozi Kostani flet për angazhimet e saj gjatë kësaj kohe. Aktorja thotë se me veprën teatrore “Ata hyjnë pa trokitur” para publikut u tregua se teatri i kishte munguar shumë. Aktorja vlerëson punën që është bërë me këtë vepër shqiptare dhe mesazhet, që përcjell këtë kohë. Por ndërsa flet për jetën artistike këtë kohë, aktorja e njohur ndalet dhe te problemet që solli pandemia në art. Sipas saj arti po kalon një kohë shumë të vështirë, por duhet që Ministria e Kulturës të mendojë më shumë për artistët.

Shumë problem sipas Kostanit është dhe mungesa e vëmendjes për artistët e sektorit të pavarur, por dhe institucionet teatrore në vend duhet të mendojnë për të qenë aq sa munden para publikut në jetën artistike. Me të njëjtin pasion Rozi Kostani punon dhe për kinematografinë dhe rolet në filma gjithashtu i kanë dhënë një tjetër vlerësim. Ndërsa flet për angazhimet e fundit me projekte në filma, ajo thotë se gjatë kësaj kohe ka nisur punën dhe me studentët në Universitetin e Arteve.

-Sezoni artistik këtë kohë nisi për ju me shfaqjen teatrore “Ata hyjnë pa trokitur”, që u shfaq te muzeu “Shtëpia me Gjethe”. Një shfaqje që u mirëprit shumë. Si aktore në vepër çfarë mund të na thoni?

Me këtë shfaqje ishte prezantimi i parë LIVE para publikut pas atij më parë nëpërmjet rrjeteve sociale. Dhe gjëja që ishte më e mrekullueshme, ne pamë dhe ndjemë se sa i ka munguar teatri publikut. Ishte një marrëdhënie aq e bukur sa duket sikur nuk ka ndodhur asnjëherë. Pavarësisht se kushtet për të punuar në natyrë ne nuk i kemi, sepse është e vështirë dhe për shkak të zhurmave që interferojnë nga rruga, makinat etj, megjithatë publiku arriti, ishte një etje e publikut për teatrin. Teatri është shpirti, është një proces që nuk ta zëvendëson dot as ekrani asgjë tjetër. Shfaqja u ndoq nga 50 veta për çdo natë, sepse për shkak të pandemisë aq janë lejuar dhe sigurisht duke zbatuar rregullat dhe distancën. Madje ne nuk mundëm dot që të hynte më tepër publik, sepse aq ishte numri i përcaktuar dhe hapësira që të ishin larg njëri-tjetrit. Vetëm 50 veta patëm fatin ta shikonin gjatë çdo nate të fundjavës. Por kjo shfaqje do të vijojë të jetë për publikun. Është menduar, që “Ata hyjnë pa trokitur” kur të vazhdojë sërish do të jetë me syrin e Big Brother pra e vëllait të madh. Kjo shfaqje është menduar që do të luhet në “Shtëpinë me gjethe” tek dhoma e kohës së komunizmit siç është në kat të dytë të muzeut, dhe publiku do ta shohë në çdo dhomë të asaj shtëpie, ku do të futen 3-4 veta sipas rregullave që janë vënë për shkak të pandemisë dhe do të na vëzhgojnë nëpërmjet kamerave. Pra çdo dhomë do të ketë një monitor dhe ne ndërkohë do të jemi duke luajtur LIVE shfaqje në dhomën e kohës së komunizmit në kat të dytë. Publiku do të na survejojë nëpër dhomat e tjera përmes monitorëve, që do të vendosen. Kjo për të kuptuar në thelb se çfarë ishte ky sigurim, çfarë ishte kjo mënyrë survejimi e këtij populli, që i shkatërroi. Kjo do të jetë hapi tjetër me shfaqjen, që nuk do të jetë më jashtë siç u bë gjatë fundjavës. Ndërsa në vijim shfaqja “Ata hyjnë pa trokitur” do të jetë pjesëmarrëse dhe në një festival teatror, që zhvillohet në Dibër të Madhe. Unë jam shumë e lumtur, që kanë nisur të zhvillohen festivale të teatrit, ku këto kohë u zhvillua dhe në Korçë. Në fakt është shumë e vështirë këtë kohë për festivalet, sepse edhe ne aktorët lodhemi më shumë dhe për mënyrën e interpretimit, sepse kur je në natyrë nuk je në një vend të përgatitur me akustikë të mirë. Ndaj ka humbje të mëdha megjithatë ka qenë shumë bukur dhe shfaqja jonë tani së fundmi u prit shumë mirë. Pati një impakt dhe kishte interferim midis publikut dhe nesh, interferim emocional dhe shpirtëror.

-“Ata hyjnë pa trokitur” është një vepër shqiptare dhe publiku vazhdon të ndjekë dhe vlerësojë për atë çfarë përcjell kjo vepër dhe aktorët, që luajnë. Por mungesa e veprave shqipe, në skenat teatrore të vendit është një problem që ka sjellë jo pak reagime nga autorë dhe artistë. Ju çfarë mund të na thoni?

Shfaqja teatrore “Ata hyjnë pa trokitur” është luajtur disa vite, por po vijojmë sërish dhe publiku ka shumë interes. Kjo është një vepër shqiptare. Por një teatër shqiptar nuk mund të quhet teatër shqiptar pa vepër kombëtare, sepse vepra kombëtare zbërthen identitetin e një kombi. Zbërthen problematikat dhe nëse ne nuk arrijmë dot të flasim me gjuhën tonë në teatër, asnjë gjuhë tjetër nuk të plotëson, gjuhë teatrale e kam fjalën, gjuhë të problematikës sonë, gjuhë të identitetit tonë. Absolutisht që teatrot në vend duhet ti kushtojnë shumë më tepër vëmendje dramës shqipe, duhet të përpiqen që ta elaburojnë dhe zhvillojnë dramën shqipe. Vepra “Ata hyjnë pa trokitur” i flet kohës dhe sot. Pra derisa sa të pastrohet ai lloj mentaliteti, ai lloj sadizmi që ndjenin njerëzit atë kohë për ti bërë keq tjetrit, kur ke pushtet dhe ndiesh i fuqishëm dhe ke dëshirë ta shikosh tjetrin duke vuajtur, besoj që vazhdon akoma dhe sot.

-Në një kohë të vështirë për teatrin, por ndërsa teatri Metropol apo dhe ndonjë projekt privat kanë nisur me shfaqjet duke gjetur hapësira jashtë për të qenë para publikut, çfarë mund të na thoni për ato institucione të tjera teatrot në vend?

Teatrot duhet të nisin të mendojnë për punën. Ne e pamë dhe me këtë shfaqje, që dhamë gjatë fundjavës se çfarë urie ka publiku për teatrin. Është uri shpirtërore dhe përveç kësaj i gjithë populli, bota kaloi një periudhë të vështirë psikologjike dhe teatri është një nga ndihmesat më të mëdha për ta çliruar. Teatri duhet të gjejë mënyra që të jetë atraktiv dhe të futet mes me popullit. Sa rrinë në lokale njerëzit? Pse të mos ketë mënyra, që ne të komunikojmë me publikun.

-Si e shikoni Ministrinë e Kulturës këtë kohë, ka artistë që shprehen se duhet të jetë më pranë artistëve dhe teatrit këtë kohë?

Nuk e kuptoj se çfarë politike ndjek Ministria e Kulturës dhe çfarë ka ndërmend të bëjë, megjithëse është shumë e heshtur. Dhe çfarë bëhet këtë kohë me artistët e pavarur? Mos harrojmë që po i krijojmë një boshllëk të madh dhe një humnerë ekzistence artistëve të pavarur. Ata që nuk marrin dot një rrogë në borderot e teatrit. Më duket absurde, që askush nuk po mendon për këta artistë. Po ku mundet që vetëm me dy teatro që ne kemi ti plotësosh të gjithë kërkesat është shumë pak.

-Sipas artistëve të ndryshëm ka munguar dhe komunikimi i mes tyre dhe Ministrisë së Kulturës në lidhje me kërkesat, që ata kanë?

Unë nuk e di se çfarë strategjia ka për të ngjallur jetën artistike në vend. Nuk duhet të jemi aq pandemikë në tru sa të mos fillojmë të mos mendojmë, që të gjejmë një zgjidhje se çfarë do të bëjmë me këtë grup njerëzish.

-E vështirë kjo kohë për artin…

Më duket një kohë shumë e vështirë për artin në vend. Ne po zhvillojmë aktivitete këtë kohë në forma private më tepër për ta rigjallëruar dhe për ta vënë ekzistencën tonë, që jemi dhe nuk janë vetëm lokalet ato që krijojnë atmosferën.

-Ndërsa nismat private po vijojnë me aktivitetet duket se institucionet ende nuk janë të qartë nëse do të sjellin prodhime artistike para publikut apo si do të vijojë ky sezon?

Pikërisht pra, është marrë vetëm si iniciativë private kjo gjë. Më duket se artistët e lirë punojnë më shumë. Jo më kot janë të lirë, nuk janë të varur. Edhe kjo shfaqje që ne sollëm gjatë fundjavës këtë trajton. E kemi problem ne shqiptarët me varësinë. Nëse unë e marr rrogën diku duhet të rri urtë, të mos bëj zë, të bëj çfarë të më thonë. Nuk kemi liri, personalitet në të përshkruarit e gjërave, në të shprehurit, në perceptimin e problematikave. Është Ministria e Kulturës ajo që duhet të vërë në punë teatrot këtë kohë, duhet të përcaktojë gjërat për tu ringjallur jeta artistike në vend. Duhet të gjejnë mënyra dhe forma që të ngjallet jeta artistike, sepse është aq e vakët, e shkretë këtë kohë.

-Herë pas here edhe SPASH pra sindikata e artistëve ka drejtuar letra në drejtim të Ministrisë së Kulturës për disa kërkesa, që ata mendojnë se duhet të gjejnë zgjidhje. Deri tani dhe takimet mes palëve nuk po bëhen për diskutimet dhe zgjidhjen e tyre. Sa është shqetësuese për ju?

Nuk jam shumë në dijeni të kërkesave, që po bëhen këtë kohë apo si kanë vijuar diskutimet. Për problemet që ne folëm dhe pak më parë mendoj se zgjidhja është statusi i artistit, që ne nuk e kemi. Statusi i artistit do të rregullojë çdo gjë, sepse krijohet një strukturë dhe statusi ndihmon për ta zhvilluar.

-Jo vetëm angazhime me shfaqjen teatrore, por ju ndërkohë si pedagoge vijoni dhe mësimin këtë kohë në Universitetin e Arteve. Si po vijon puna me studentët e arteve?

Ne po zhvillojmë mësimin në Universitetin e Arteve këtë kohë dhe e kemi goxha të vështirë, sepse kursi është nga 2-3 studentë. Ne do të mbyllim tani semestrin e dytë në fund të muajit tetor dhe kemi provimet, dhe më pas fillon viti i ri shkollor. Pra jam me shumë angazhime këtë kohë, mësim me studentët dhe provat me shfaqjen. Ndërsa jam me shfaqjen e regjisorit Armand Bora do të filloj punë dhe me një shfaqje tjetër teatrore. Unë kam xhiruar dhe dy filma me metrazh të shkurtër me studentët dhe do të xhiroj dhe një tjetër tani. Pra ne kemi punuar gjatë kësaj kohe, ku dhe me teatrin Metropol ne bëmë monologjet e Shekspirit. Me teatrin Metropol Jonida Beqo ka punuar shumë mirë, ka dhe një aktivizim shumë të mirë në teatër. Por me rëndësi është dhe aktivizimi i të rinjve, që teatri Metropol i angazhon. /Gazeta SOT

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...