Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rindërtimi/ Rama: Laçi do të ketë një pamje krejt të re (VIDEO)

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Rindërtimi/ Rama: Laçi do të ketë një pamje krejt të re (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, janë zhvendosur në Laç, në hedhjen e themelit të ndërtesave të rindërtimit në bashkëpunim me Turqinë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se forcat turke punuan me përkushtim dhe kjo dëshmon marrëdhënien e ngushtë mes palëve.

Kryeministri premtoi se Laçi do të rilindë në një lagje të re, dhe se një jetë e re do të nisë për qytetarët e kësaj zone. Ndërtimi i pallateve është kryer në bashkëpunim me qeverinë turke, duke dëshmuar edhe një herë tjetër marrëdhëniet e shkëlqyera mes palëve. Rama shtoi më tej se Turqia tregoi solidaritet në momentet e para pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ku humbën jetën shumë qytetarë e me mijëra të tjerë mbetën në qiell të hapur.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në prezantimin e lagjes së re në Laç në bashkëpunim me Turqinë, tha se kjo është një lagje simbol e duarve të shtrënguara të miqësisë dhe solidaritetit.

“Jemi këtu për të dëshmuar solidaritetin që Republika e Turqisë dhe Erdogan kanë shprehur që në momentet e para, pas fatkeqësisë së madhe të 26 nëntorit, dhe po ashtu edhe fjalën e mbajtur të presidentit dhe të miqve tanë turq.

Lagjja e re e ndarë në dy zona, njëra zonë që po ndërtohen nga themelet falë Turqisë dhe zona tjetër që ka nisur me infrastrukturën dhe do ndërtohen nga ne, por është një lagje, një lagje simbol e duarve të shtrënguara të miqësisë dhe solidaritetit që do jetë për kohët që vijnë si dëshmi e kësaj marrëdhënie të veçante mes dy vendeve.

Turqia ishte pjesë e rrjetit të vendeve mike, që jo vetëm u shprehën me fjalë që në momentet e para, por angazhuan forca njerëzore dhe burime materiale për të qenë të pranishëm, kur ende jetë njerëzore kërcënoheshin nga gërmadhat dhe kam pasur privilegjin që t’i takoj forcat e kërkim shpëtimit dhe të shikoja nga afër përkushtimin dhe vetëmohimin që djemtë e ardhur nga Turqia shpëtuan jetë shqiptare, duke mos lejuar që gërmadhat t’i merrnin me vete.

Më pas presidenti Erdogan më ka ftuar të jem i pranishëm në vendin mik, në një event të madh që ka apeluar dhe ka lajmëruar gatishmërinë për ndërtimin e 500 apartamenteve”, tha Rama.

Më herët fjalën e mori edhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, duke vënë theksin se me këtë lagje i jepet fund një problemi, që janë përballur prej vitesh laçjanët, që është përmbytja.

“Populli turk nuk e ndaloi ndihmën, gjej rastin t’ju falenderoj. Sot është kthyer në kantier më të madh të ndërtimit në 30 vitet e fundit dhe të gjithë mund ta shohin, e kam vizituar shumë herë këtë kantier dhe e kam ndjekur hap pas hapi punimet.

Këtu do të strehohen 524 familje me një infrastrukturë model, do kthehet në një pol të ri, urban, ekonomik e social që do të krijojë një strandart të ri jetese. Zona e parë do përfundojë në mars gati për të strehuar 160 familje, pjesa tjetër në gusht. Në zonën e dytë do ndërtohen 200 apartamente.

Këtu ka pasur e ka një përrua që ka qenë famëkeq, por që do të kthehet në pjesë të infrastrukturës moderne. Për këtë janë marrë kryetarja e Bashkisë, Rama, ministri turk të strehimit dhe ky përrua që i ka përmbytur qytetarët e kemi gjetur zgjidhjen.

Është përrua famëkeq, që ka shpëlarë historinë e qytetit. Janë 4500 banesa individuale që do ndërtohen, 1000 po dorëzohen dhe do të dorëzohen çdo ditë deri në 31 djetor. 12 mijë familje do strehohen në familje të reja, 28 mijë familje përfitojnë grante rikonstruksioni dhe shuma shkon 110 milion dollarë dhe janë shpërndarë te familje 83 milion dollarë. Janë 158 objekte arsimore në favor të 20 mijë fëmijëve. Shkollat janë spektakolare. 28 kantiere të infrastrukturës publike kanë filluar dhe do të fillojnë duke garantuar një akses për 500 mijë qytetarë shqiptarë”, përfundoi Ahmetaj.

Tags: Lacndërtimirama

TË LIDHURA

“Vdekja në Durrës – Mjeku: Pacientja ishte mirë, pësoi arrest kardiak”
Aktualitet

“Vdekja në Durrës – Mjeku: Pacientja ishte mirë, pësoi arrest kardiak”

17:05 | 22/05/2025
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e pëson keq 39-vjeçari
Aktualitet

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e pëson keq 39-vjeçari

16:43 | 22/05/2025
Aksident në Astir/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha
Aktualitet

Aksident në Astir/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

15:03 | 22/05/2025
Next Post
Mjegulla e dendur “pushton” Rrugën e Kombit, paralizohet qarkullimi

Mjegulla e dendur “pushton” Rrugën e Kombit, paralizohet qarkullimi

Bujar Qamili infektohet nga Covid, shtrohet në gjendje të rëndë në spital

Bujar Qamili infektohet nga Covid, shtrohet në gjendje të rëndë në spital

“A jeni njerëz apo s’jeni”? Valteri: Pensionistët presin lëmoshën e qeverisë

"A jeni njerëz apo s’jeni”? Valteri: Pensionistët presin lëmoshën e qeverisë

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

“Vdekja në Durrës – Mjeku: Pacientja ishte mirë, pësoi arrest kardiak”
Aktualitet

“Vdekja në Durrës – Mjeku: Pacientja ishte mirë, pësoi arrest kardiak”

by mirseda
17:05 | 22/05/2025
0

Mjeku Ilir Shani, i cili kreu ndërhyrjen tek 54-vjeçarja që ndërroi jetë në një spital privat në...

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e pëson keq 39-vjeçari

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e pëson keq 39-vjeçari

16:43 | 22/05/2025
Fituesi i Eurovision-it kërkon përjashtimin e Izraelit nga gara e vitit të ardhshëm

Fituesi i Eurovision-it kërkon përjashtimin e Izraelit nga gara e vitit të ardhshëm

16:07 | 22/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
United, Shaw i kërkon falje tifozëve: Sezon negativ

United, Shaw i kërkon falje tifozëve: Sezon negativ

16:01 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com