E mërkurë, 20 Janar, 2021
11 C
Tirana

“A jeni njerëz apo s’jeni”? Valteri: Pensionistët presin lëmoshën e qeverisë

Kuvendi ka zhvilluar sot seancën e radhës plenare, e fundit për vitin 2020. Në rendin e ditës u diskutua projektligji “Për pensionet suplementare”. Deputeti i opozitës Halit Valteri foli edhe për shpërblimin prej 50 mijë lekë të vjetra, që qeveria ka ndarë për pensionistët. Sipas tij, qeveria po tallet me pensionistët. Duke bërë një rezyme të gjithë situatës, deputeti u shpreh i shqetësuar se asgjë nuk po bëhet për ta, dhe se me aq të ardhura e kanë të vështirë për të mbyllur muajin.

“Sot kemi një projektligj për pensionet suplementare, por doja më shumë të flisja për pensionet e shqiptarëve. Pensionistët kanë ardhur duke u bërë më të varfër çdo ditë 20 vitet e fundit. Nuk kanë më arsye të kenë shpresë. Vlera e pensionit është e ulët sidomos për pensionistët në zonat rurale. Një histori dështimesh e premtimesh të rreme, historia e të gjithë qeverive shqiptare.

Pensionistët e zonave rurale marrin shumë pak para. Një person me pension nuk mbyll dot muajin. Një i afërmi im ka punuar 40 vjet dhe merrte 143 mijë lekë të vjetra, ku vetëm ujë, drita e ilaçe, e mbetet që të jetojë me para sa kafja e mëngjesit të një deputeti.

A keni turp, a jeni njerëz apo s’jeni? 50 vite punë dhe jo si kjo që bëni ju të krekosur, çfarë mund të blesh me 100 mijë lekë në këtë situatë pandemie? Kostoja e jetesës po rritet përditë. Qeveria po tallet me pensionistët. Ju keni bërë marrëzi ekonomike. Pensionistët janë detyruar të presin lëmoshën e qeverisë. Kosto e jetesës është rritur çdo ditë”, u shpreh Valteri.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...