Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

‘Rinas’/ Prokurorët hetim zyrtarëve të aeroportit dhe institucioneve shtetërore

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vijon efekti i grabitjes, euro shënoi sot rënien më të madhe ditore nga qershori i 2018-s

Dy prej prokurorëve të Krimeve të Rënda, Klodian Braho dhe Arenc Çela, që po hetojnë grabitjen e ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza”, shkuan paraditen e djeshme në zyrat e aeroportit.

Organi i akuzës e ka regjistruar grabitjen e Rinasit me 4 vepra penale, “Vjedhje me armë të bankave ose arkave të kursimit”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Vrasje e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve e municioneve”, si dhe “Shpërdorim detyre”.

Vepra e fundit, sipas burimeve, është regjistruar për të vendosur para përgjegjësisë strukturat dhe zyrtarët përgjegjës të institucioneve që kishin përgjegjësi për të garantuar sigurinë në Aeroportin e Rinasit pa lënë jashtë verifikimit edhe tri bankat që u grabitën menjëherë pasi kishin dorëzuar në aeroport 6.5 milionë euro, që do të transportoheshin më pas nga Shqipëria drejt Vjenës.

Burime nga Prokuroria thanë se janë rihapur dosjet e pezulluara për Admir Muratajn, i dyshuar edhe për 3 grabitje të tjera, por që çështja nuk u gjykua ndaj tij, pasi ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar.

Rihapja e dosjeve për grabitësin e vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, po kryhet për të verifikuar edhe një herë personat e tjerë që përmenden aty, disa prej të cilëve janë të paidentifikuar e disa të tjerë janë në kërkim.

Oficerët e Prokurorisë për Krimet e Rënda kanë sekuestruar të gjithë praktikën, që është ndjekur nga ky institucion në grabitjen e së martës në pistën e avionëve. Ndërsa Policia e Shtetit vazhdon të jetë në vendet e ngjarjes duke mbledhur prova të reja. Detyrat e prokurorëve që janë pjesë e hetimit janë të ndara.

Grupi hetimor përbëhet nga tre prokurorë, ku njëri prej tyre do të ketë detyrë hetimin e zyrtarëve të aeroportit apo institucioneve shtetërore, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

Ndërsa dy prokurorët e tjerë janë fokusuar te zbulimi i bashkëpunëtorëve të Admir Muratajt dhe zbardhjen e dinamikës së ngjarjes, sidomos episodin e shkëmbimit të zjarrit mes grabitësve dhe Policisë, ku u ekzekutua edhe Murataj./Panorama

Tags: aeroportithetiminstitucioneve shtetëroreProkurorëtrinaszyrtarëve

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025
“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra
Aktualitet

“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

21:40 | 23/08/2025
Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve
Aktualitet

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

21:21 | 23/08/2025
Next Post
E bujshme/ Rihapet historia, nigeriani do të luajë me Shqipërinë

E bujshme/ Rihapet historia, nigeriani do të luajë me Shqipërinë

Protesta/ Ish-deputeti paralajmëron: Sot vendoset fati i shqiptarëve

Protesta/ Ish-deputeti paralajmëron: Sot vendoset fati i shqiptarëve

Ministrja Shahini kërkesë Metës: Të shkarkohet rektori Mynyr Koni

Ministrja Shahini kërkesë Metës: Të shkarkohet rektori Mynyr Koni

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë
Bota

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

by mirseda
22:31 | 23/08/2025
0

Të paktën 12 emigrantë nga vendet e Magrebit janë shpallur të zhdukur, pasi sipas raportimeve, ata janë...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025
“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

21:40 | 23/08/2025
Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

21:21 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com