Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rihapja e SHBA/ Trump: Distancimi fizik do të hiqet

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Rihapja e SHBA/ Trump: Distancimi fizik do të hiqet

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se udhëzimet e qeverisë federale për distancimin fizik të vendosura për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit do të shuhen kur të skadojnë të enjten dhe kur shtetet të fillojnë masat për rihapjen e ekonomisë.

Presidenti Trump i bëri komentet pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Guvernatorin e Luizianës, John Bel Edwards.

“Ato (udhëzimet për distancimin fizik) do të veniten sepse tani guvernatorët po e bëjnë këtë. Kam zhvilluar shumë biseda telefonike me guvernatorët, Guvernatorin e Teksasit Greg Abbot dhe shumë guvernatorë të tjerë. Po bisedojmë me shumë njerëz të ndryshëm dhe ata po na shpjegojnë hapat që po ndërmarrin. Unë jam në favor të masave që ata po ndërmarrin. Ne po e rihapim vendin”, tha Presidenti Trump.

Administrata e Presidentit Trump thotë se udhëzimet e lëshuara 45 ditë më parë janë përfshirë në rekomandimet që u janë dhënë shteteve mbi fillimin e procesit të rihapjes graduale të ekonomive të tyre.

“Ne kemi lëshuar udhëzimet para 45 ditësh, fillimisht për 15 ditë pastaj i zgjatëm për 30 ditë për të ngadalësuar përhapjen (e koronavirusit). Çdo shtet në Amerikë ka respektuar ato udhëzime dhe në disa raste i ka zgjeruar ato. Tani ne jemi të përqendruar në bashkëpunimin me guvernatorët e shteteve si guvernatori John Bel Edwards për të zbuluar planet për rihapjen e shteteve të tyre. Ne kemi lëshuar udhëzime të reja për rihapjen në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme të shteteve dhe të gjithë Amerikës”, tha Nënpresidenti Pence, i cili ishte i pranishëm në takimin në Shtëpinë e Bardhë mes Guvernatorit të Luizianës dhe Presidentit Trump.

Lajmi vjen në një ditë që solli shenja shpresëdhënëse për një trajtim të ri të koronavirusit së bashku me shifrat e zymta ekonomike. Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u tkurr 4.8 për qind në tremujorin e kaluar./VOA

Tags: distancimi socialkoronaviruskufizimetTrump

TË LIDHURA

Protestuesit i’a dalin, kryeministri bullgar jep dorëheqjen
Bota

Protestuesit i’a dalin, kryeministri bullgar jep dorëheqjen

14:05 | 11/12/2025
Publikohet lista e të rrezikshmëve në SHBA, mes tyre 6 shqiptarë
Bota

Publikohet lista e të rrezikshmëve në SHBA, mes tyre 6 shqiptarë

09:51 | 11/12/2025
Sulm në Detin e Zi, cisterna ruse përfshihet nga flakët pas goditjes së dronëve ukrainas
Bota

Sulm në Detin e Zi, cisterna ruse përfshihet nga flakët pas goditjes së dronëve ukrainas

09:09 | 11/12/2025
Next Post
Gjermania regjistron rritje të numrit të të prekurve nga COVID-19

Gjermania regjistron rritje të numrit të të prekurve nga COVID-19

Koronavirusi/ Koreja e Jugut nuk raporton për transmetime të reja lokale

Koronavirusi/ Koreja e Jugut nuk raporton për transmetime të reja lokale

SHBA vijon të përjetojë ditët e saj më të zeza, bilanci për 24 orët e fundit

SHBA vijon të përjetojë ditët e saj më të zeza, bilanci për 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Ambasadori Bergner uron Klodian Brahon për sukses në detyrën e re në SPAK
Shqipëria

Ambasadori Bergner uron Klodian Brahon për sukses në detyrën e re në SPAK

by mirseda
18:39 | 11/12/2025
0

Ambasada Gjermane ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Urime drejtuesit të ri të...

“Taksoni dhjamin, jo djersën”, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit

“Taksoni dhjamin, jo djersën”, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit

18:35 | 11/12/2025
Kapri: Koncesionet sjellin vetëm korrupsion; Porti i Vlorës nuk nis punë

Kapri: Koncesionet sjellin vetëm korrupsion; Porti i Vlorës nuk nis punë

18:21 | 11/12/2025
SHBA përgëzon Dumanin dhe thotë se pret bashkëpunim me kreun e ri të SPAK

SHBA përgëzon Dumanin dhe thotë se pret bashkëpunim me kreun e ri të SPAK

17:55 | 11/12/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, pamjet nga vendngjarja

17:52 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com