Koronavirusi/ Koreja e Jugut nuk raporton për transmetime të reja lokale

Koreja e Jugut bën me dije se ditën e djeshme nuk ka regjistruar asnjë rast të ri transmetimi të koronavirusit, për herë të parë që prej datës 18 shkurt.

Qendra e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) njoftoi për katër raste të reja, por të gjitha këto ishin të importuara nga jashtë.

Që nga shpërthimi i COVID-19, në Korenë e Jugut janë regjistruar gjithsej 10,765 raste të personave të infektuar. Ndërsa 247 persona kanë humbur jetën.

Sipas Worldometer, 9,059 nga rastet totale në këtë vend janë shëruar. Koreja e Jugut tashmë numëron vetëm 1,459 raste aktive, teksa 55 pacientë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më shumë se 3,2 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 228 mijë persona kanë humbur jetën.