Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Riçard Nikson, presidenti amerikan që hyri në politikë me paratë e fituara nga pokeri

7 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Që të hysh në politikën amerikane, duhet të kesh qasje në një shumë të madhe parash. Por kjo nuk ishte një problem për ish-presidentin amerikan Riçard Nikson, që financoi pjesërisht fillimet e karrierës së tij politike në Kongresin Amerikan, me paratë e fituara nga loja e pokerit.

Poker, duhej të ishte diçka e pazakontë për Nikson. Një nga faktorët, ishte edukimi i tij i fortë fetar. Siç vë në dukje biografi i tij: ”E ëma ishte një besimtare e devotshme, që ushtroi një ndikim të fortë tek djali i saj”. Kjo do të thoshte jo vetëm mosangazhimin në asnjë lloj lojërash fati apo bixhoz, por t’i shërbente më devotshmëri vendit të tij.

Por, kjo nuk e ndaloi Niksonit t’i bashkohej marinës. Aty lindi edhe interesi i tij për bixhozin.

Në vitin 1944 ai udhëtoi për në Paqësorin e Jugut, ku u vendos në Ishujt Solomon, në një bazë ajrore në Ishullin e Gjelbër. Sipas dëshmive të kohës, disa kolegë besonin se “ai as nuk dinte si luhej me letra”.

Puna e Niksonit, ishte ajo e një mbikëqyrësi të ngarkesave në port, por ai nuk mund të qëndronte i distancuar larg shokëve, që zhyteshin në tavolinat e mbushura me letra bixhozi dhe tym duhani. Duke i parë në distance, si mbanin letra apo mashtronin shokët, Nikson u frymëzua të luante edhe vetë.

Nikson, në atë kohë sapo kishte hyrë në të tridhjetat e tij. Duke ndjekur udhëzimet e shokut të tij të ngushtë Xhejms Stjuart, ai studioi strategjinë e lojës së pokerit, duke u praktikuar në çdo orë që ishte i lirë. Shumë shpejt, u bë një lojtar i frikshëm. Brenda 2 muajve, ai arriti të fitojë mbi 6.000 dollarë, një shumë e konsiderueshme për kohën.

Në vitin 1994, një mik i ish-presidentit kujton: “Nik ishte lojtari më i mirë i pokerit që kishim parë ndonjëherë. Ai bënte një lojë të qetë, por nuk kishte frikë të shfrytëzonte shanset e tij”. Presidenti i ardhshëm nuk luante asnjëherë më shuma të mëdha. Qasja e ngadaltë dhe e qëndrueshme, funksiononte më së miri.

“Nikson me sa duket nuk synonte thjesht të argëtohej. Ai donte të fitonte para”- shkruan biografi i tij. Edhe kur u zgjodh president, ai mburrej me të shkuarën e tij si një bixhozçi i thekur. “Shumë nga gjërat që bëni në poker, janë shumë të dobishme në politikë, dhe janë edhe më të dobishme në politikën e jashtme”- është shprehur në një rast ai.

Faqja e internetit “Club Poker”, e përshkruan foton e Niksonit në një tavolinë ku luhet poker, duke thënë se ai krijoi një të veçantë të “topit të vogël”, që frikësonte shokët e tij. Dhe kur letra që kishte në dorë ishin më pak të favorshme, ai tregonte një oportunizëm të madh, duke shfrytëzuar avantazhin që kishte nga dehja me alkool e bashkëpunëtorëve të tij.

Nga nata në natë, ai e përfundonte lojën me fitime të vogla. Ndonjëherë 30, ndonjëherë 60 dollarë. Nuk kishte asnjëherë një fitore e madhe, por Nikson gati përherë kishte njëfarë fitimi.

Ndërsa mendimet rreth nivelit të tij të aftësisë në lojë ndryshonin, përgjithësisht pranohet se ai mësoi shumë në një hapësirë ​​të shkurtër kohore. Ai pastaj vuri në praktikë përvojat e tij, në përballjen me kundërshtarët në skenën politike.

Kur u rikthye në SHBA në vitin 1946, ai garoi dhe mundi kongresmenin demokrat Xherri Vorhis, duke përdorur në fushatë fitimet në lojën e pokerit. Ai ishte drejt rrugës për në Shtëpinë e Bardhë, ku përgjegjësitë ishin shumë më të mëdha. Nikson shërbeu si president në periudhën 1969-1974.

Për Niksonin, politika e tij e jashtme u pengua nga “prirja thuajse e pangopshme e politikanëve amerikanë për të hedhur çdo gjë në tryezë dhe paaftësia e tyre për të ditur se kur duhet bllofuar, kur duhet thënë pas, dhe mbi çdo gjë tjetër, për të qenë të paparashikueshëm”.

Ai përdori në karrierën e tij kryesisht këtë të fundit, duke shtuar: “Parashikueshmëria, është pasuria ose arma më e madhe që një lider mund të ketë për një vend të madh”.

Riçard Nikson, nuk ishte i vetmi që ishte një bixhozçi i famshëm, qoftë brenda kufijve të Shtëpisë së Bardhë apo diku tjetër. Edhe presidenti Herri S.Truman para tij, kishte luajtur poker që në ditët e tij para të shërbimit si president, teksa luante për orë të tëra me ish-kryeministrin britanik Uinston Çërçill.

Dhe Frenklin Ruzvelt, ishte një kundërshtar i fortë në poker, sidomos gjatë lojërave të rregullta që luante në sesionin e fundit të Kongresit. Kur sesioni shtyhej, Ruzvelt do të njoftohej dhe kushdo që kishte më shumë çipsa do të ishte fituesi. Megjithatë, nuk ishte aspak i drejtpërdrejtë. “Club Poker” shkruan: “Legjenda thotë se Ruzvelt mori një telefonatë që e informonte atë për fundin e seancës, por në kundërshtim me zakonin, ai ia fshehu këtë informacion kundërshtarëve të tij, në mënyrë që të zgjasë mbrëmjen e lojës, pasi ai vetë kishte mbetur me shumë pak çipsa.

Vetëm disa orë më vonë, kur loja u kthye në favorin e tij, ai pretendoi se sapo kishte marrë një telefonatë nga Kongresi, duke siguruar kështu një fitore pa dijeninë e kundërshtarëve të tij. Këta të fundit e zbuluan të nesërmen mashtrimin e tij, por ishte tepër vonë”.

Ashtu si me çdo lloj kumari, adoptimi i taktikave të pokerit për të drejtuar kombin, u dëshmua efektiv në disa raste, por gjithsesi në disa raste kontradiktore. “The Independent” e karakterizon Uotergejtin si një lëvizje spektakolare, që dështoi të jepte frytet e veta.

“Ai rezultoi të ishte një gjykim i gabuar”- shkruan gazeta, duke iu referuar skandalit që i dha fund mandatit të Nixonit “pasi të gjitha letrat”,  në formën e bisedave me ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë mbi Uotergejtin – u regjistruan në kasetë. Kur hodhën letrat në tavolinë, u zbulua edhe bllofi. Fytyra-poker e presidentit, ishte e mirë-praktikuar. Por, edhe lojtari më i aftë mund të ndërtojë një “House of Cards”, që në fund do të shembet./ Përgatiti Tirana Today

Tags: fituarahyriloja e pokeritparatëpolitikepresidenti amerikan

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Katastrofa e ‘Notre-Dame’, zjarri dyshohet nga ashensori

Kanadezi tenton të përdhunojë shqiptaren, qytetarët lajmërojnë policinë

Fronti i përbashkët PD-LSI në ‘luftë’ ndaj krimit. Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com