Studentët u janë rikthyer protestave. Studentët e Fakultetit të Histori-Filologjisë kanë filluar bojkotin e mësimit në të gjitha klasat. Mbi 500 studentë po brohorasin kundër mashtrimit me paktin për universitetin.
Protestat, studentet braktisin mesimin on Vidnews.
Ja çfarë ka njoftuar më 13 janar Lëvizja për Universitetin në faqen e tyre në Facebook:
Një vit pas protestës madhështore të studentëve, asgjë nuk ka ndryshuar.
Tarifat janë po prapë të papërballueshme, kushtet nëpër auditorë dhe konvikte janë ende skandaloze, studentët vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga vendimmarrja, mes pedagogëve qarkullojnë ende hiena që ushqehen me viktima.
Këtë situatë nuk e mbulon dot as pakti dështak i Edi Ramës me vetveten, as karta qesharake e Erion Veliajt me klientët e tij, as bojatisja e disa konvikteve dhe as rishpëndarja e disa burokratëve nëpër bordet e administrimit.
Studentët nuk kanë rënë në gjumë!
Studentët po vijnë!
Lëvizja Për Universitetin
Një vit më parë, studentë nga e gjithë Shqipëria u bashkuan në Tiranë. Për ditë me radhë protestuan para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, ku parashtruan një sërë kërkesash.