E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Rusi/ U bleu çokollata e më pas dogji për së gjalli dy fëmijët e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nizhny Novgorod të Rusisë Perëndimore. Elena Karimova, dyshohet se ka djegur së gjalli dy fëmijët e saj, vajzën Khadizha 4 vjeçe dhe djalin Suleiman, 2 vjeç.

Nga dëshmitë që autoritetet kanë grumbulluar kanë arritur të ndërtojnë të tërë ngjarjen. Sipas tyre, fillimisht gruaja është futur në marketin e një karburanti ku u ka blerë çokollata dy fëmijëve, mbetje të së cilave janë gjetur në pjesën e pasme të makinës ku rrinin fëmijët.

Më pas ajo i ka zhvendosur fëmijët në një ndërtesë të pabanuar dhe i ka lyer me benzinë, duke u vënë flakën për së gjalli, raporton Metro.

Për të mos tërhequr vëmendjen e njerëzve, ajo u ka hedhur ujë për të shuar zjarrin dhe shmangur tymin.

Një banor i zonës ka thënë se në fillim zjarrfikëset menduan se kufomat ishin të ndonjë kafshe, por më pas zbuluan se ato ishin fëmijë.

Prokurorët të cilët janë duke hetuar ngjarjen makabre, thanë se trupat e fëmijëve janë mbytur dhe më pas janë dërguar në një ndërtesë ku dhe janë djegur.

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë thënë se trupat e vogëlushëve ishin dëmtuar tmerrësisht shumë dhe ka qenë e vështirë për të identifikuar gjininë e tyre.

Sipas raportimeve, motivi që ka shtyrë nënën 27 vjeçare në këtë akt të paprecedentë ka qenë pamundësia për t’i rritur dy fëmijët e vetme.

“Në fillim kam jetuar me burrin, por më pas jam divorcuar dhe e kisha shumë të vështirë për t’i rritur fëmijët.”

Teksa nëna e saj, Natalia Testenkova ka thënë: Nuk është e mundur që vajza e saj të kryente këtë veprim.

Dy javë para se të kryente vrasjen, Karimova në një kartolinë të publikuar për ditëlindjen e vajzës së saj, ka shkruar: “Ti je shpirti im, je arsyeja për të cilën jetoj, ti je kopja ime”.

Lexo edhe :   Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim 'kokë më kokë'
Lexo edhe :   Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim 'kokë më kokë'

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...

I gjithë rrjeti kundër Beatrix, reagon nëna e këngëtares

Beatrix Ramosaj me Donald Veshajn pranuan publikisht se kishin pëlqim për njëri-tjetrin dhe mbrëmë dhanë edhe puthjen e parë. Por pas kësaj puthje, i...