Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Revolucion/Propozohet ideja e punës 4 ditë në javë me rrogën njësoj

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant
Revolucion/Propozohet ideja e punës 4 ditë në javë me rrogën njësoj

Qeveria spanjolle e kryeministrit Pedro Sançez dhe Ministrja e Punës Jolanda Diaz, kanë njoftuar se po shqyrtojnë uljen e javës së punës në 4 ditë (dhe 32 orë), me të njëjtën pagë.

Mundësia e një reduktimi të tillë u përmend majin e këtij viti, por pa shumë detaje edhe nga kryeministrja e Zelandës së Re, Xhakinda Ardern, me synim ringjalljen e turizmit dhe ekonomisë së prekur nga emergjenca shëndetësore.

Ndërkohë në fund të nëntorit, kompania “Unilever” njoftoi se do të nisë të zbatojë javën 4-ditore të punës në zyrat e saj në Zelandën e Re, me një pagesë të plotë. Në shumë vende ka pasur prej kohësh një debat nëse duhet të rishikohet apo jo koha e punës.

Ndërsa metodat dhe praktika e punës kanë ndryshuar ndjeshëm në vitet e fundit, orët e punës kanë mbetur pothuajse identike. Por tani disa kompani po eksperimentojnë me formula që shkojnë në këtë drejtim. Por një gjë është të reduktosh ditët e punës në një kompani ose sektor të veçantë, dhe diçka tjetër është t`a bësh këtë përmes një ligji kombëtar.

Në vitin 2018, Organizata Ndërkombëtare e Punës e Kombeve të Bashkuara, ILO, llogariste se 31.6 për qind e njerëzve në botë punojnë mbi 48 orë në javë, ndërsa rritja e pagave është ulur. Në vitin 2019 OECD (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim) publikoi një studim mbi orët e punës së punëtorëve në vendet e tij anëtare.

Kështu në zonën e euros, Italia është vendi ku njerëzit punojnë mesatarisht më shumë orë në javë, pas Greqisë dhe Estonisë: 33 orë, 3 më shumë se mesatarja e 30 orëve. Në Gjermani orët mesatare të punës në javë janë 26, në Holandë 28, në Luksemburg, Austri dhe Francë 29. Në Belgjikë dhe Finlandë 30.

Por përtej sasisë, Italia renditet poshtë sa i përket niveleve të produktivitetit midis viteve 2010-2016 (produktiviteti kuptuar si PBB për orë pune). Sipas EUROSTAT, zyra statistikore e Bashkimit Evropian, produktiviteti i punës ra me 0.3 për qind në vitin 2018, dhe pagat janë nën mesataren e OECD.

Disa muaj më parë, studiuesi Andrea Garnero, tha se të punuarit shumë në një vend nuk do të thotë se ai do ketë një pasuri më të madhe. “Nëse shohim me kujdes vendet e OECD, sa më i pasur është një vend, aq më pak orë pune ka. Shkaku i gjithçkaje është produktiviteti. Pra sa prodhohet në fakt në orët e kaluara duke punuar”, tha ai.

Në fillim të viteve 1800, kur orari i punës mund të ishte deri në 16 orë në ditë, në 6 ditë të javës, industrialisti dhe filantropi nga Uellsi Robert Ouen, i mbështetur nga sindikalistët e parë, shpiku moton “8 orë punë, 8 orë argëtim, 8 orë gjumë”.

Por u desh më shumë se 1 shekull që idetë e tij të bëheshin baza e ligjeve të punës në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Në Itali, 8-orëshi i punës (48 orë në javë) u fut për herë të parë në vitin 1922, gjatë muajve të parë të qeverisjes së Benito Musolinit.

Tendencat historike globale mbi kohën e punës, flasin për një reduktim gradual. Por arsyeja e këtij reduktimi, në vend se të motivohet nga një reflektim mbi ekuilibrin midis jetës private, shëndetit dhe punës, ka të bëjë më shumë me kapacitetin negociues të sindikatave, me rritjen e formave të fleksibilitetit, dhe me shtimin e përqindjes së njerëzve që punojnë me kohë të pjesshme.

Ndër shembujt më të fundit është ai i “Unilever”, një kompani holandezo-britanike që zotëron 400 markat më të njohura në fushat e ushqimit, pijeve, higjenës dhe produkteve shtëpiake, dhe që siç e përmendëm më lart ka nisur një eksperiment në Zelandën e Re.

Kjo kompani do të lejojë që 81 punonjësit e saj të punojnë vetëm 4 ditë në javë, për 1 vit të plotë, ndërsa do të vazhdojnë të paguhen si për 5 ditë punë në javë. Në fund të eksperimentit kompania, në bashkëpunim me Shkollën e Biznesit të Universitetit të Teknologjisë të Sidneit, do të vlerësojë rezultatet dhe mundësinë e një zbatimi më të gjerë të kësaj skeme. Një nga menaxherët e ”Unilever” shpjegoi se qëllimi i tyre “është të matin performancën, rezultatet, dhe jo kohën e punës”.

Eksperimenti i parë në këtë drejtim daton që në vitin 1993, kur Volkswagen, në marrëveshje me sindikatën gjermane të përpunuesve të metaleve, vendosi të reduktojë me 20 për qind orët e punës, nga 36 deri në 28.8 orë në javë, në këmbim të një ulje vjetore të pagës prej 16 për qind.

Tani ka disa kompani të tjera që kanë ndërmarrë projekte të ngjashme. Filiali japonez i “Microsoft” në Japoni, pati kohët e fundit një rritje të dukshme të produktivitetit duke e ulur javën e punës në 4 ditë, ashtu siç bëri edhe “Perpetual Guardian”, një fond investimesh në Zelandën e Re.

Krijimi i vendeve të reja të punës, është vetëm një nga argumentet në favor të zvogëlimit të kohës së punës. Kryesorja ka të bëjë me efektet mbi shëndetin e njerëzve, pra me zvogëlimin e lodhjes, aksidenteve në punë dhe me cilësinë e jetës, sepse më pak punë do të përmirësonte ekuilibrin midis punës së paguar dhe jetës private.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2020/12/12/una-settimana-lavorativa-di-4-giorni/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: jeta privatekompanipunashendeti

TË LIDHURA

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa
Aktualitet

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:43 | 09/02/2026
Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës
Bota

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Next Post
Bieta Sulo nuk ia përton Rudina Magjistarit, flet për klikimet

Bieta Sulo nuk ia përton Rudina Magjistarit, flet për klikimet

Petro Koçi: S’u protestua për Klodianin, por për prapan*cat politike

Petro Koçi: S’u protestua për Klodianin, por për prapan*cat politike

“Fundi i tradhtarëve dihet”, Nishani paralajmëron Ramën

“Fundi i tradhtarëve dihet”, Nishani paralajmëron Ramën







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

by mirseda
12:04 | 09/02/2026
0

Këtë të hënë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbahet seanca e dosjes “Partizani”. Mësohet...

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

11:40 | 09/02/2026
Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat: Ndërtimi i resortit turistik është vjedhje e tokës sonë,

11:38 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com