Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me protestat pesë ditore, sa i takon vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha.
Ai është i mendimit se pas këtyre protestave, fshihen pazare mes forcave politike. Më konkretisht, Koçi ia faturon fajin opozitës, që sipas tij, ka drejtuar protestat e dhunshme. “Këto nuk ishin protesta për Klodianin që humbi jetën. Por për prapanicat politike që humbën pushtetin”, shkruan Petro Koçi.
Prej ditësh, me pankarta në të cilat shkruhet “Drejtësi për Klodianin” apo edhe “Ne jemi Klodiani”, të rinjtë në Tiranë e disa qytete të vendit kanë dalë në protestë. Me qirinj dhe pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, i cili u vra nga një efektiv i policisë, po ashtu kanë kërkuar edhe largimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.