Rënie e lehtë e të infektuarve nga Covid, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e koronavirusit në Shqipëri ka pësuar një rënie të lehtë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 780 raste të reja.

Ndërkohë, 21 persona nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje. Viktimat janë të moshave 44-90 vjeç.

Nga virusi janë shëruar edhe 757 persona, teksa raste aktive janë 35.794.

Situata paraqitet e rënduar edhe në 4 spitalet COVID, pasi aktualisht po trajtohen 638 pacientë. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

274 raste në Tiranë, 49 në Durrës, 44 në Elbasan, 42 në Shkodër, 39 në Sarandë, 36 në Berat, 30 në Gjirokastër, 26 në Lezhë, 22 në Tepelenë, 19 në Librazhd, 17 në Kuçovë, 16 në Kamëz, 11 në Fier, 10 në Devoll, nga 9 raste në Krujë, Kukës, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj, nga 8 raste në Mat, Prrenjas, nga 6 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, nga 5 raste në Kurbin, Kolonjë, nga 4 raste në Përmet, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Klos, Vorë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Tropojë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Skrapar, Finiq, Libohovë.

Viktima – 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar në Fier, 2 qytetar nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar në Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Korça, të moshave 44-90 vjeç.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73,610 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :   A do ta ngadalësojë vera përhapjen e Covid-19? Ja çfarë thotë studimi i fundit

Të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Vaksnimi – Gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime.

Statistika (5 Mars 2021)

Raste të reja ditore 780

Të shëruar në 24 orë 757

Të shtruar në spitale 638

Humbje jete në 24 orë 21

Testime ditore 3171

Testime totale 482,456

Raste pozitive 111,301

Raste të shëruara 73,610

Raste Aktive 35,794

Humbje jete 1,897

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23361

Fier 2602

Vlorë 1804

Durrës 1623

Shkodër 1360

Gjirokastër 1164

Korçë 897

Elbasan 847

Lezhë 775

Berat 679

Dibër 355

Kukës 327