Meta: Më 25 prill vendos vota e qytetarëve, nuk do të jetë parimi ‘stalinist’

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet se më 25 prill do të vendosë vota e qytetarëve, dhe jo parimi stalinist, sipas së cilës nuk ka rëndë si kush voton, por kush numëron.

Kreu i Shtetit i bën sërish thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime, pasi vota është fuqia e nnjë populli në demokraci.

Sipas Metës, vota e qytetarëve zgjedh, ndëshkon dhe çon përpara demorkacinë.

”Më 25 prill do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe nuk do të jetë parimi ‘stalinist’, sipas të cilit nuk ka rëndësi se kush voton, por numërojmë ne. T’i frymëzojmë të gjithë qytetarët që fuqia e tyre në demokraci është vota e tyre. Vota e tyre zgjedh, vota e tyre ndëshkon, vota e tyre çon përpara demokracinë, e përmirëson dhe e forcon atë’’, shkruan Meta në rrjetin social, Facebook.