Fiton miliona euro por s’ka paguar taksat, Levandovski në telashe me drejtësinë

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski dyshohet se nuk ka paguar taksat e reklamave deri në vitin 2016.

Raportohet se polaku nuk ka paguar në Gjermani ose në Poloni dhe Der Spiegel ka publikuar një hetim pas analizës së shumë dokumenteve.

Thuhet se organizatori është Kamil Gorzelnik, shoku i fëmijërisë dhe njëkohësisht avokati i sulmuesit.

Ai kishte zgjedhur një formulë që lë goxha hapësira, ndërkohë që është publikuar edhe një email që ai ia kishte dërguar menaxherit të Levandovskit.

“Ka rreziqe, por duhet të ndërmerrni rreziqe për të fituar”, thuhet në mesazhin drejtuar Cezary Kucharski. Mes të tjerash në artikull shkruhet se rreth 2.5 milion euro janë “zhdukur” nga avokati, kurse “Leva” nga ana tjetër është shprehur se ka respektuar ligjet.