pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet resmi adrestaraftarium24betasusjustin tvultrabetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibombahiscasinopusulabet girişbetplaybetewinbetewinbetgitbetgit girişcratosroyalbetcratosroyalbet girişcasinomilyoncasinomilyon girişbetgitjojobetgrandpashabetjojobetsonbahisromabetromabetholiganbetholiganbetjojobet resmi adresmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişsonbahisamgbahiscasinomilyoncasinoroyalpalacebetbahiscasinobetgitcratosroyalbetromabetgrandpashabetimajbet girişgrandpashabetjojobetbahiscasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusucasinosezardeneme bonusucasinosezarmarsbahiscasinowonbahiscomcasibomjojobet girişmatbetsuperbetinhititbetbettiltbetewingrandpashabet girişcasibom girişbahiscommarsbahiscratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişHoliganbetdeneme bonusugrandpashabet girişvevobahisimajbetmatbetpusulabet girişvdcasinomatbetmarsbahisimajbetmatbet girişpusulabetcasibom girişcasibomcasibomgrandpashabetmarsbahisgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerjojobetholiganbet girişlunabetcasibomgrandpashabetdeneme bonusugrandpashabet girişdeneme bonusugrandpashabetgrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rekuiem për ditëlindjen e Gonxhes!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Azgan Haklaj

Shenjtorja Nënë Tereza Engjëlli unik që Zoti i’a dhuroj njerëzimit!

Lapsi në dorën e Zotit.

Shënjtorja që me dashuri pushtoj qiejt.

Më 16-të tetor 1979, kur bota u lajmërua, jo pa sensacion, se një misionare në Kalkutë do të merrte çmimin Nobel që u konkretizua me 10 dhjetor të atij viti, biografë e gazetarë u turrën të rrëmonin në biografinë e kësaj gruaje të brishtë e të çuditshme.

Fjalëpak, por e saktë dhe e vendosur në atë që thoshte, ajo iu përgjigj medias botërore:

“Nga gjaku dhe prejardhja jam shqiptare.

Kam shtetësi indiane.

Jam murgeshë katolike.

Nga prirja i përkas gjithë botës…

“Me zemër i përkas plotësisht zemrës së Jezusit”.

Ishte Nënë Tereza, që si rrufe në qiell shendriti mbi errësirën që asokohe kishte kapluar Shqipërinë, vendin e izoluar e të harruar të shqiponjave.

Dhe ja, kjo grua e vogël na e rikthen edhe njëherë si komb atë emër të madh që patëm latuar në shekuj me perandorët Dioklician, Kostandin, Justinian apo me Skënderbeun.

“Një grua vertet e vogël me trup, por që “s’ka asgjë të vogël në qenien e saj”, do ta përshkruante Indira Gandi.

Nga madhështia e dashuria e saj, ajo do t’i jepte gjithë globit nga Kalkuta në Irlandë, nga Venezuela në SHBA, por dhe vendit tonë do t’i dhuronte më shumë nga të gjithë:

Qenien e gjakut që i rridhte në damarë, atë shqiptar.

Ne ishim kombi i braktisur nga njerëzia, liria dhe nga Zoti.

Ishim kombi i dënuar të përjetonim copëtimin e robnimin kush prej sistemeve ekstratotalitare e kush prej dhunës shovene.

Dhe ja, një fat në buzëvarur, një qiri shkëlqimtar që ndriçonte fundin e tunelit të destinit fatal shqiptar:

Nënë Tereza, me dy fjalë për origjinën e saj arbënore e me një foto të vitit 1925, kur s’i kishte mbushur të pesëmbëdhjetat, veshur me rrobën tradicionale kombëtare shqiptare, po i thoshte botës se shqiptarët jo vetëm ekzistojnë, por janë në vëmendjen e vetë Zotit.

Një befasi e mrekullueshme që bëri papët, mbretërit, presidentët e fuqishëm të globit të kujtoheshin një çast, se aty buzë Adriatikut, rrethuar me tela e të izoluar prej perëndimit, që prej lashtësisë jetojnë shqiptarët e Nënë Terezës e të Gjergj Kastriotit.

Prej asaj kohe kanë kaluar dekada e kombi ynë ka galopuar drejt së mirës e fatit më shumë se çdo komb në fundshekullin që lamë pas e në këtë që po jetojmë.

Askush, pavarësisht besimit të tij, apo të saj nuk mund ta mohohojë se pa zë e me modesti, pa zhurmë, por me shumë përkushtim e dashuri ne kishim me vete si melhem e hajmali, si bekim e afrim te Zoti, dorën dhe mendjen e Nënë Terezës.

Se vetë Nënë Tereza ishte një laps në dorën e Zotit, me të cilën duket se Perëndia nënshkroi për të na e ndërruar fatin e larguar, për të na i zbuar më në fund ndëshkimet dhe mallkimet shekullore.

Edhe sot kur ne shkojmë në Bruksel apo Washington për të konsultuar obligimet tona integruese më shumë se gjithçka ajo që na lidh me perëndimin, me Zotin e qytetërimin është natyrisht edhe vegimi e emri i madh i Nënë Terezës.

Kjo grua gjeni, jo vetëm e besimit, e bamirësisë është dhe esenca e një filozofie të re e cila u kyç jo pa rëndësi e pa efekt në epokën e globalizmit.

Kur paraja po synonte të konkurronte vetë Zotin Nënë Tereza këshillonte të pasurit të mos gëzoheshin dhe aq kur në botë miliona njerëz vuajnë urinë, sëmundjen, luftën.

Ajo i kërkoi botës humane jo lëmoshë e mëshirë, por besim e afrim te Zoti, mirësjellje e dashuri njerëzore.

“Më mirë të bëni gabime me mirësjellje sesa mrekulli me vrazhdësi.”

Kjo thënie biblike e Nënë Terezës është kthyer në sloganin e të gjithë shpirtërave njerëzorë që besojnë te Krijuesi i plotëfuqishëm e gjithë pushtetshëm.

Gjenia e Nënë Terezës, mrekullia e saj, nuk qëndron vetëm në shërbimet e saj e të Urdhrit të vet shpërndarë në të gjithë botën, në të mirë të të sëmurëve, të të varfërve e të uriturve.

Është shumë më gjeniale dhe hyjnore.

Ajo i argumentoi njerëzimit se vuajtja për dashuri dhe uria për të është më e rëndë se uria për bukë.

“Po të kishte të uritur në Hënë unë do të shkoja dhe atje…” thoshte Nëna e botës, balsami i lehtësimit të vuajtjeve të njerëzimit.

Kështu e përshkruan përkushtimin një ftesë për këdo dhe kurdoherë drejt një qëllimi të mirë, human e fisnik’ sepse fisnike ishte vetë Nënë Tereza, gjaku e geni i saj shqiptar.

Në çdo përvjetor të ditëlindjes, të nderimit me Çmimin Nobel, të lumturimit e shenjtërimit, bota feston dhe e kujton këtë engjëll të brishtë që e lindi dhe e rriti nëna e toka shqiptare për t’ua falur qiejve nga ku ajo të mund të vijojë përjetësisht misionin e saj hyjnor.

Ajo qëndron lart mbi ne, e mbështjellë me rrobën ngjyrë qielli e të reve të bardha, duke na vëzhguar e duke u lutur për ne.

Duke u lutur për të gjithë pa na ndarë as në fe, as në ide.

Ajo vazhdimisht u lut për Kombin Shqiptar.

Ju lut Bill Klintonit për Dardaninë Antike”Kosovën”;

“Bëni diçka për Kombin tim” i tha Ajo Presidentit të SHBA-së.

Edhe në ditët e fundit të jetës së saj në vitin e mbrapshtë 1997-të u lut për Shqipërinë.

Le ti dëgjojmë këto lutje engjëllore se aty mëshirohet dhe shqip, se shqiptare qëlloi jo rastësisht të ishte aty ky engjëll unik që Zoti ia dhuroi njerëzimit…!

O Zot me jep fuqi të jap paqen.

Të jap dashuri atje ku ka urrejtje.

Të sjell frymën e pajtimit atje ku ka gabime.

Të sjellë harmonine atje ku ka mosmarveshje.

Të sjell te vertetën atje ku ka gabime.

Të sjell besimin atje ku ka dyshime.

Te sjell shpresë atje ku ka deshpërim.

Të sjell dritë atje ku ka terr.

Të sjell gezim atje ku ka dhimbje e deshpërim.

Tags: Azgan HaklajNene tereza

TË LIDHURA

Aktualitet

PE miraton raportin për Shqipërinë, shqetësim liria e medias:Dënojmë sulmet dhe retorikën e përdorur

13:59 | 17/06/2026
Aktualitet

Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin “Për Financimin e Partive Politike”,

10:40 | 17/06/2026
Të Gjitha

Arlinda Pogaj jep dorëheqjen nga Operatorit i Blerjeve të Përqendruara

22:53 | 16/06/2026
Next Post

Meta jep paralajmërimin e radhës: Nga shtatori, mali i fakteve për Ramën do kalojë tavanin e lartë të SPAK-ut

“Mendohem shumë kur firmos, jam dëborë e bardhë”, Meta: Rama e bëri bedel një ish-ministër të Brendshëm

“Kampioni që po ngjit flamurin shqiptar në majën e botës”, Rama njofton pritje për boksierin Florian Marku







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Deputetja e Shkodrës reagon pas largimit nga PS: Nuk jam zhdukur, telefonin e fika vetë

15:59 | 15/06/2026




TË FUNDIT

Sport

Si mund të përballojë Skocia nxehtësinë përvëluese në Botëror

by mirseda
15:05 | 17/06/2026
0

Ndërprerjet për hidratim, xhaketat me akull, peshqirët ftohës dhe pijet izotonike janë bërë tashmë pjesë e pandashme...

Kreu i ILD: Finalizimi i vetingut nuk është fundi i reformës, por fillim i fazës të drejtësisë

15:01 | 17/06/2026

“Të rri në Lushnjë apo do më çosh në Roskovec?”, batuta te “Ligjet”. Zegjine Çaushi: Ti mezi fitove.

14:59 | 17/06/2026

Zjarr pranë landfillit të Elbasanit, era favorizon përhapjen e flakëve

14:52 | 17/06/2026

Kërcënimet ndaj Koçekut, Berisha: Ka gisht Rama, ai njeh vetëm ligjin e mafies!

14:46 | 17/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com