Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale për një tjetër ceremoni në nder të boksierit, Florian Marku.
“Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që po e ngjit flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur”, shprehet Rama.
Marku bëri një ndeshje të madhe dhe mjaft emocionuese në “Air Albania”, duke mos zhgënjyer asnjë nga të pranishmit.
“Sjam supermen, por jap shpirtin”, tha ai pas fitores së madhe në “Air Albania”.