Djali i miliarderit amerikan George Soros, Alexander ka folur rreth përgjigjes negative që Këshilli Evropian i dha Shqipërisë dhe Maqedonisë në lidhje me hapjen e negociatave.
Përmes një postimi në Twitter, Alexander shprehet se Evropa i paragjykon shqiptarët dhe duhet të përballet me albanofobinë e saj, duke dalë kështu hapur pro Shqipërisë.
“Ekziston një paragjykim dhe fanatizëm të theksuar ndaj shqiptarëve etnikë në Evropën Perëndimore, i cili nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në Këshill. Evropa duhet të përballet me Albanofobinë e saj!”, shkruan ai në Twitter.
There is an underlining prejudice and bigotry towards ethnic Albanians in Western Europe, which should not be underestimated in the rejection of Albania and N Macedonia at the council. Europe must confront its Albanophobia! https://t.co/5JV5yqQfT4
— Alexander Soros, PhD (@AlexanderSoros) October 19, 2019
Kujtojmë së Alexander Soros erdhi Tiranë gjatë muajit gusht, ku zhvilloi edhe një takim me kryeministrin Rama.