Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Referendumi” i 18-të dhjetorit, si firmat piramidale (VIDEO)

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Referendumi” i 18-të dhjetorit, si firmat piramidale (VIDEO)

Duket se beteja mes Berishës e Bashës është për jetë a vdekje. Ora e përballjes po afron, ndërsa fryma opozitare është ringjallur si kurrë më parë. Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, i është rikthyer edhe një herë Kuvendit të Bashës në 18 dhjetor, duke e cilësuar si sofrën e bashkimit. E sa i takon referendumit për shkarkimin e Bashës, Haklaj e ka krahasuar me firmat piramidale.

Kjo lëvizje e Berishës vjen në një kohë kur kryedemokrati Basha ka deklaruar se po më 18 dhjetor do të mbledhë demokratët në Kuvendin e PD-së, aty ku do të diskutojnë dhe marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Haklaj ka hapur arkivat, duke i nxjerrë të “palarat” deputetit demokrat Tritan Shehu, që sot mbështet “Foltoret” e Berishës, por dikur e ka vënë me “shpatulla pas murit”.

Një muaj më parë, Tritan Shehu i ka thurur lavde Berishës, ndërsa shprehej se “Foltorja” shkundi PD-në. Për të, “Foltorja” është momenti më i shëndetshëm për PD-në. Eshtë momenti i shkuarjes deri te anëtari më i thjeshtë i Partisë Demokratike, kudo në Shqipëri.

Ky personazh që sot është krahu i djathtë i Berishës, dikur e ka akuzuar. Azgan Haklaj është kujdesur për të risjellë në fokus një video e cila daton në 7 dhjetor 1999, ku Shehu në atë kohë zëvëndës kryeministër, akuzonte Berishën për lidhje të drejtpërdrejta me firmën piramidale “Gjallica” dhe ish bosen e saj Shemsie Kadria. Shehu, në videon në fjalë citonte se brenda Partisë Demokratike, asnjë veprim nuk bëhet pa dijeninë e Berishës, pasi ai vendos për gjithçka.

Ja se çfarë shkruan Azgan Haklaj

“Referendumi” i 18-të dhjetorit si firmat piramidale

Kuvendi kombëtar legjitim, konform statutit të PDSH-së me dt 18-të dhjetor në Pallatin e Kongreseve është sofra e bashkimit.

Të dashur miq!

Dëgjojeni anëtarin e regjencës që u fabrikua në kryefoltoren e 11-të dhjetorit e që do të rithemelojnë PD-në.

Ky është njëri prej revolucionarëve paqësorë konservator’ që do të rithemelojë PD- në konservatore dhe do të riformatojë të djathtën, por që erdhi si vandal për të pushtuar selinë e PD-së,e në fakt iku me bisht ndër shalë.

“Referendumi” i dt 18- të dhjetor do të jetë si firmat piramidale të Sudes, Alimuçës, Xhaferit që denoncon Tritani, dishepulli i enverizmit, sot i berishizmit.

Demokratë e demokrate të Shqipërisë!

Me dt 18- të dhjetor ejani në Pallatin e Kongreseve e Sheshin Nënë Tereza.

Mbi 5200 delegatë kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Dhjetëra mijëra demokratë nga gjithë Shqipëria do të injorojnë “referendumin” e regjencës dhe do të vijnë për të mbështetur kuvendin legjitim të PDSH-së.

Tags: Azgan HaklajbashaBerisha

TË LIDHURA

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses
Aktualitet

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese
Aktualitet

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

13:49 | 22/01/2026
Next Post
Nano, sharlatani që kemi merituar

Shko në SPAK t’i vësh kapak

Edhe në pandemi, shqiptarët punuan me orët më të zgjatura në Europë

Edhe në pandemi, shqiptarët punuan me orët më të zgjatura në Europë

“Lufta” në PD/Degët kyçin dyert për mbështetësit e Berishës

“Lufta” në PD/Degët kyçin dyert për mbështetësit e Berishës







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

by mirseda
14:26 | 22/01/2026
0

Ka përfunduar këtë të enjte seanca në Gjykatën Kushtetuese lidhur me masën e sigurisë “pezullimi i ushtrimit...

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

13:49 | 22/01/2026
Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

12:52 | 22/01/2026
Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

12:45 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com