Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Lufta” në PD/Degët kyçin dyert për mbështetësit e Berishës

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Lufta” në PD/Degët kyçin dyert për mbështetësit e Berishës

Degët e Partisë Demokratike në shumë qarqe kanë vendosur të mos lejojnë mbajtjen e referendumit të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Raportohet se janë kyçur me dryn portat kryesore të degëve të Partisë Demokratike në Shkodër, Elbasan, Cërrik dhe Gjirokastër. Palët në PD kanë intensifikuar “luftën”, kur ka mbetur edhe një ditë nga 18 dhjetori.

Demokratët që mbështesin Berishën, i bënë thirrje kryetarit të degës së PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli të “distancohet nga kjo lajthitje” e Bashës, pasi dega nuk është pronë private. Selia e PD-së në Shkodër ka qenë me kangjella të mbyllura dhe dyer të kyçura.

Pasi selisë së PD në Shkodër iu vu kyçi, asaj në Elbasan i është ndryshuar brava. Këtë fakt e ka denoncuar deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili u shpreh se Basha ka frikë nga anëtarësia, prandaj janë ndërruar bravat e dyerve. Ai tha se Basha do të zyrtarizojë përçarjen, por është vendosur në panik nga anëtarësia dhe nga verdikti i saj. Sipas deputetit, është marrëzi t’i mbyllesh demokratëve derën e shtëpisë së tyre. “Të kesh frikë nga anëtarësia. Edhe në Elbasan PD ndërron bravat e dyerve?! Me urdhër nga lart kuptohet. Ndonëse po vrapojnë për të zyrtarizuar përçarjen, janë në panik nga anëtarësia dhe verdikti i saj. E tmerrshme se si mund të përfundojnë në këtë derexhe. Po vota nuk është thjeshtë një letër që hidhet në një kuti. Votën anëtarësia e ka shprehur, e ka dhënë çdo ditë. Po ne sa e sa herë i kemi ftuar i kemi thirrur të votojnë, duke rrahur gjoksin e duke thënë: Sa shumë janë njerëzit tanë? Tani ju i përzini, ju i refuzoni, i mbyllni derën e shtëpisë së vet?! Ju qofshi në marrëzinë tuaj”, tha Boçi.

Po ashtu janë mbyllur dyert dhe më pas u janë ndërruar bravat selisë së PD-së në Gjirokastër dhe asaj në Korçë. Sipas burimeve, 60 degë janë rreshtuar krah Bashës dhe nuk lejojnë që të mbahet votimi për referendumin e 18 dhjetorit. Kjo ka bërë që Berisha të organizojë votimin nëpër lokale dhe ambiente të tjera.

Sekretari i degës së PD-së së degës së Elbasanit ka bërë një denoncim në polici, dhe akuzon drejtuesin e PD-së në këtë qytet se ka ndërruar bravën e selisë. Ai garanton se dera do të hapet dhe do të vijohet puna. “Shoqata Basha-Bardhi, tashmë në panik bëri edhe aktin e fundit të turpshëm, duke i vënë drynin degës së selisë së Partisë Demokratike. Shpreh indinjatën më të madhe, në emër të të gjithë demokratëve të Elbasanit. Kam bërë një kallëzim penal në Policinë e Elbasanit. Organet të merren me këtë vepër penale. Nesër ne do të hapim zyrën e PD dhe do të ushtrojmë funksionet tona dhe më 18 dhjetor do të zhvillohet në Selinë e degës së PD referendumi”, tha Bledi Himçi.

“Luftë bravash” në PD, Berisha publikon fletën e referendumit

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka postuar edhe fletën e votimit të referendumit. “Nuk ka vulë, bravë apo dryn që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëve!”, shkruan Berisha në Facebook.

Tags: bashaBerishadegët e PD

TË LIDHURA

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

22:34 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës
Politikë

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj
Aktualitet

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Next Post
Berisha kërcënon se do marrë PD-në me dhunë, paralajmëron protesta

Berisha kërcënon se do marrë PD-në me dhunë, paralajmëron protesta

Basha: Do t’i vijë dita edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës!

Basha: Do t’i vijë dita edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës!

I ngatërruan foton me të autorit, nga Anglia zbulon se ishte ‘vrasës’

I ngatërruan foton me të autorit, nga Anglia zbulon se ishte 'vrasës'







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

by mirseda
22:34 | 07/11/2025
0

Nga “The New York Times”/ Fatos Nano, një ish-kryeministër i Shqipërisë i cili udhëhoqi tranzicionin e vendit...

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

22:31 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com