Më herët sot, Taulant Balla akuzoi dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha se është pronar i 1/3 të një kompleksi pallatesh me vlerë 20 milionë euro që po ndërtohet te ish-kompleksi Partizani.
Pas akuzave Jamarbër Malltezi, i cili mban dhe pozicionin si kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, ka ftuar SPAK-un të hetojë mbi akuzat e Ballës.
Ai është shprehur se është i hapur për çdo lloj hetimi dhe është kundërpërgjigjur duke akuzuar Ballën për lidhje me krimin.
“Ftoj SPAK te hetoje investimin e parave private ne toke private se me hetimin e 15 milion euro para publike për tualetin aha…”, shkruan Malltezi.