Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër pasditen e sotme. Sipas raportimeve fillestare, një zjarr i madh ka rënë në afërsi të ish-konviktit të Shkollës Veterinare.
Zjarri dyshohet të ketë ardhur nga një shkëndijë elektrike dhe më pas është përhapur me shpejtësi në banesën ku ka nisur.
Rrjeti i amortizuar dhe banesat ngjitur ka favorizuar flakët, të cilat janë përhapur edhe në banesat e tjera. Deri tani raportohen se flakët kanë përfshirë të paktën edhe banesat e 10 familjeve të tjera .
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilët po përpiqen të kontrollojnë flakët. Fatmirësisht, banesat kanë qenë bosh dhe nuk ka pasur të lënduar. Raportohen vetëm dëme materiale.