Stil

Po raportonte lajmin për rritjen e pensioneve, gazetarja ia plas të qeshurës


               Publikuar në : 16:29 - 14/02/20 M S

Një gazetareje ruse i ka dalë situata nga duart, ndërsa ka shpërthyer duke qeshur teksa jepte një lajm. Shkaku? Aleksandra Novikova nuk e ka përmbajtur dot veten gjatë raportimit LIVE, pasi ka lexuar lajmin për rritjen e pensioneve në vend.

Videoja në fjalë është bërë virale në rrjetet sociale. Ajo po jepte lajmin e mirë për përfitimet financiare që do të siguronin personat me aftësi të kufizuara dhe veteranët e luftës.

“Unë u përpoqa, ju e dëgjuat. Asgjë nuk ka qenë duke u transmetuar drejtpërdrejtë”, ka thënë Aleksandra, e cila dukej qartësisht se nuk mund ta besonte për rritjen e pensioneve.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT