Aktualitet

Reagon Malltezi pas akuzave të Taulant Ballës për pallatin 20 milionë eurosh


               Publikuar në : 16:17 - 14/02/20 Gentjan Progni

Më herët sot, Taulant Balla akuzoi dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha se është pronar i 1/3 të një kompleksi pallatesh me vlerë 20 milionë euro që po ndërtohet te ish-kompleksi Partizani.

Pas akuzave Jamarbër Malltezi, i cili mban dhe pozicionin si kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, ka ftuar SPAK-un të hetojë mbi akuzat e Ballës.

Ai është shprehur se është i hapur për çdo lloj hetimi dhe është kundërpërgjigjur duke akuzuar Ballën për lidhje me krimin.

“Ftoj SPAK te hetoje investimin e parave private ne toke private se me hetimin e 15 milion euro para publike për tualetin aha…”, shkruan Malltezi.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT
Këtë e pëlqejnë %d blogues: