Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Sebastian Malin, si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës.
Ai koordinoi sulmin me armë ndaj Hekuran Billës.
Sebastian Mali, nipi i Prel Markut që Billa ekzekutoi në Angli, u vu në pranga pak ditë më parë.
Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij, që punonte në këtë qendër tregtare.